Kronika e zeze

Të shtënat me armë në Fier, vritet një polic

Ditën e sotme janë regjistruar të shtëna me armë në fshatin Baltëz. Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur një person. Më tej raportohet se viktima është një polic.

Nndërkohë mësohet se zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar nga policia dhe po heton rastin.

Vazhdim

 

Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë që tronditi sot Fierin.

FIER- Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button