☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.04 ▼0.04%
ARI 4,413 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $81,319 ▲ +0.02% ETH $2,645 ▲ +0.37% XRP $1.4147 ▲ +0.16% SOL $111.4600 ▲ +0.31%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.04 ▼0.04 % ARI 4,413 ▼0.28 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.04 ▼0.04 % ARI 4,413 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
21 Sht 2026
Breaking
Politika

Meta vizitë në Athinë: T’i shërbejë intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar (Axhenda)

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nis nesër një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të Presidentit të Parlamentit të Greqisë Nikolaos Voutsis. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nis nesër një vizitë zyrtare në Greqi në krye të një delegacioni parlamentar shqiptar me ftesë të Presidentit të Parlamentit të Greqisë, Nikolaos Voutsis.

Para nisjes nga Tirana, Meta u shpreh:

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie që shkojnë përtej kontakteve politike që gëzojmë mes dy vendeve tona. Miqësia jonë bazohet në shekuj mirëkuptimi dhe shkëmbimesh mes dy popujve tanë që kanë kaq shumë të përbashkëta. Besoj se vizita jonë në Athinë do t’i shërbejë intensifikimit konkret të bashkëpunimit ndërparlamentar i cili është i rëndësishëm për të gjithë bashkëpunimin tonë politik dhe ekonomik, dhe që ne dëshirojmë t’a avancojmë me vullnet të plotë në çdo nivel në të ardhmen”.

Përveç homologut të tij grek, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta do të pritet edhe nga Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Kotsias dhe Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos.

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, Kryetari i Kuvendit Meta do të takohet edhe me përfaqësues të partive kryesore politike parlamentare si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Athinë.

Gjatë kësaj vizite 3 ditore zyrtare në vendin fqinj, Kryetari i Kuvendit Meta shoqërohet prej Kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Arta Dade, Kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin z. Eduard Shalsi, dhe deputetët z. Anastas Angjeli (PS), z. Fatmir Toçi (PS), z. Gjergji Papa (PD), z. Vangjel Tavo (LSI) dhe z. Vangjel Dule, Kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.