Rajoni

Biden: I domosdoshëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO

Nuk është e mundur që Evropa të jetë e plotë, e lirë dhe e qetë pa integrimin të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në të, deklaroi dje në mbrëmje zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, në mbyllje të samitit të liderëve nga Evropa Juglindore, që u zhvillua në Brdo-Brijunit, Kroaci.

”Kemi edhe përgjegjësi tjera në mbarë botën, por për Evropën dhe SHBA-në është e rëndësishme e ardhmja e
Evropës Juglindore”, theksoi ai.

”Kufijtë në Evropë duhet t’i ndërlidhin vendet dhe jo t’i përçajnë, e pikërisht për këtë, është i domosdoshëm integrimi i të gjitha vendeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, deklaroi Biden.

“Kjo është mënyra më e mirë që të promovohet stabiliteti, siguria dhe prosperiteti. Për këtë janë të domosdoshme reformat për të shkatërruar korrupsionin, për të  përmirësuar drejtësinë, për të përforcuar shoqërinë civile dhe pavarësinë e mediave si dhe për të reformuar shërbimet e armatosura dhe sekrete. Ne jemi të gatshëm t’u ndihmojmë që të zbatojmë këtë proces”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button