🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.01%
DOW 51,977 ▲0.59%
NASDAQ 26,722 ▲0.14%
NAFTA 76.98 ▼3.1%
ARI 4,357 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $66,232 ▼ -0.27% ETH $1,803 ▼ -0.48% XRP $1.2295 ▼ -0.61% SOL $74.2100 ▲ +0.98%
S&P 500 7,554 ▼0.01 % DOW 51,977 ▲0.59 % NASDAQ 26,722 ▲0.14 % NAFTA 76.98 ▼3.1 % ARI 4,357 ▲0.12 % S&P 500 7,554 ▼0.01 % DOW 51,977 ▲0.59 % NASDAQ 26,722 ▲0.14 % NAFTA 76.98 ▼3.1 % ARI 4,357 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Politika

Bido akuzon Muçin: Proteston në Zvërnec, por jo në Butrint ku është aksioner babai i tij

Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, ka akuzuar publikisht deputetin e Lëvizjes Bashkë Redi Muçi për standarde të dyfishta në qëndrimet e tij ndaj investimeve, duke e përballur me investimet që familja e tij ka bërë në jug të vendit në zona të mbrojtura.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bido sjell në vëmendje qasjen e Lëvizjes Bashkë për projekte të zhvilluara në zonën e Amaresarit, brenda Parkut të Butrintit, ku aksioner është babai i ligjvënësit Muçi.

“Pse nuk doli Redi Muçi të protestonte për zonën e mbrojtur të Amaresarit, brenda Parkut të Butrintit, ku familja e tij është aksionere, ndërkohë që sot bën revolucion për Zvërnecin?”, shkruan Bido.

Ai ngre pyetjen nëse diferenca mes dy rasteve lidhet me parimet apo me interesat ekonomike, duke e akuzuar Muçin për “protesta selektive” dhe “dyfytyrësi”.

Sipas Bidos, mbrojtja e mjedisit dhe interesit publik nuk mund të jetë e kushtëzuar nga përfitimet personale apo familjare, ndërsa shton se qëndrimet duhet të jenë të njëjta në çdo rast.

Ndërkohë më herët, edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, akuzoi kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj për gjobëvënie ndaj bizneseve dhe investimeve në vend.

Reagimi i plotë i deputetit socialist:

Redi Muçi proteston aty ku ai s’ka përqindje pronësie në zona të mbrojtura????

Shih si ngec gëk mëk kur i nxjerr hartën e zonës së mbrojtur në Butrint ku familja e tij ka aksione dhe i kërkoj të di pse s’ka protestuar për ndërtimet aty!

Redi Muçi sot del si protestues i madh për mosndërtimin në Zvërnec, si mbrojtës i zonave të mbrojtura, si patriot, si zëri i të varfërve dhe si revolucionar kundër interesave private.

Por pyetja është shumë e thjeshtë:

Pse nuk doli Redi Muçi të protestonte për zonën e mbrojtur të Amaresarit, brenda Parkut të Butrintit, që është zonë e mbrojtur e kategorisë 2, ku familja e tij është aksionere?

Ndërkohë që sot bën revolucion për Zvërnecin, një zonë e mbrojtur e kategorisë 5?

Çfarë ndryshoi?

Zona? Parimi? Apo përqindja?

Si mund të bësh patriotin shqiptar kur je nipi i vorioepirotistëve të Himarës?

I njëjti që sulmon sipërmarrjen dhe kapitalin, por nuk ka problem me kapitalin kur lidhet me rrethin e tij.

I njëjti që deklaron se nuk është marksist, por më pas flet vazhdimisht në emër të Marksit.

Patriotizmi nuk matet me pankarta.

Mbrojtja e mjedisit nuk matet me protesta selektive.

Dhe integriteti nuk matet me sa fort bërtet për një çështje, por me faktin nëse mban të njëjtin standard në çdo rast.

Unë jam pro ndërtimit si në Arameras edhe në Zvërnec! Ai është selektiv në varësi të lekëve oligarke që ka.

Kjo është arsyeja pse problemi i Muçit nuk është Zvërneci.

Problemi është dyfytyrësia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.