☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,763 ▼0.02%
DOW 51,798 ▼0.48%
NASDAQ 27,210 ▲0.33%
NAFTA 91.20 ▼1.27%
ARI 4,378 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,613 ▲ +0.85% ETH $2,755 ▲ +0.17% XRP $1.5732 ▲ +5.05% SOL $118.1000 ▲ +0.48%
S&P 500 7,763 ▼0.02 % DOW 51,798 ▼0.48 % NASDAQ 27,210 ▲0.33 % NAFTA 91.20 ▼1.27 % ARI 4,378 ▼0.14 % S&P 500 7,763 ▼0.02 % DOW 51,798 ▼0.48 % NASDAQ 27,210 ▲0.33 % NAFTA 91.20 ▼1.27 % ARI 4,378 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Bilanci javor i Policisë Rrugore: Mbi 14 mijë gjoba në Tiranë – Tv Klan

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë të ditur bilancin javor sa i takon, kontrolleve në akset rrugore të kryeqytetit, të cilat janë intensifikuar gjatë periudhës 4–10 maj 2026.

Kështu, bëhet me dije se janë vendosur vendosur gjithsej 14 mijë e 341 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Sipas bilancit, 5 mijë e 154 masa janë vendosur për shkelje që lidhen me sigurinë rrugore. Nga kontrollet e kryera, janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim të pijeve alkoolike, ku 11 raste janë proceduar me arrest, 1 rast është ndjekur në gjendje të lirë dhe 34 raste janë trajtuar administrativisht.

Gjithashtu, 139 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pozicionim të gabuar në korsitë e ngadalësimit, ndërsa 9 mijë e 189 masa janë vendosur për ndalim, pushim dhe qëndrim të gabuar të mjeteve.

Policia Rrugore ka vendosur edhe:

-319 masa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit;

-401 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

-1 mijë e 251 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

-Në kuadër të kontrolleve, janë bllokuar gjithsej 65 mjete, konkretisht:

-43 mjete për parkim të gabuar, të transportuara me karrotrec;

-8 mjete për mungesë dokumentacioni;

-5 mjete për gjoba të pashlyera;

-2 mjete me targa të huaja për verifikim;

-6 mjete të sekuestruara si provë materiale;

-1 mjet i ndaluar administrativisht për një periudhë 2-mujore.

Sa i përket ngjarjeve penale, gjatë javës janë ndjekur 34 raste. Për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, janë kryer veprime proceduriale për 15 ngjarje në gjendje të lirë.

Ndërkohë:

-3 raste janë proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”, sipas nenit 273 të Kodit Penal, ku 2 autorë janë identifikuar;

-1 rast është proceduar për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”;

-1 rast për “Drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike”;

-2 raste kanë përfunduar me arrest për plagosje të rëndë, sipas nenit 290/2 të Kodit Penal;

-12 raste janë proceduar me arrest për drejtim automjeti në gjendje të dehur;

-5 raste janë evidentuar për drejtim automjeti pa leje drejtimi, ku 2 persona janë arrestuar dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast është proceduar për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 244 të Kodit Penal.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.