☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Bileta e Berishës që i kushton shtrenjtë PD

Nga Petro Koçi

Berisha udhëton për SHBA me një triumfalizëm qesharak.

Bileta për në SHBA dhe zbritja në tokën amerikane nuk përbën amnisti dhe as fare pafajësi. Ai do jetë një pasagjer që mbart me vete një ngarkesë shumë të rëndë e të cilën detyrimisht e ka paguar shumë shtrenjtë. Kjo ngarkesë quhet njolla.

Njolla nuk i është hequr. Pavarësisht shpenzimeve shumëshifrore. Pra Berisha ka paguar një biletë shumë të shtrenjtë.

Zakonisht biletat e porositura herët kushtojnë lirë. Kjo porosia që daton para zgjedhjeve të 2025 i ka kushtuar shumë arkës së familjes.

Përtej financave kostoja politike që paguan PD është shumë më tepër e shtrenjtë. Me këtë biletë që pasagjeri e shet si kartë, edhe pse krejt falso, Berisha mbetet i pakontestueshëm në një parti ku servilizmi bën kërdinë duke instaluar memecëri absolute. Që do të thotë se PD do të vazhdojë ta mbajë në qafë kryetarllëkun e tij për një kohë të gjatë e kështu shpresa për të fituar zgjedhje do mbetet e fikur. Të paktën edhe për një mandat tjetër parlamentar 2029-2033.

Prandaj bileta Rinas- SHBA me pasagjer Sali Berishën konsolidon vetëm shanset e mazhorancës. Fiks si një shërbim i ri në favor të PS që e paguan nga xhepi i vet. Sepse prapakthimi nuk i shërben askujt. Por as ndenjja në vend.

Prandaj PS ka nevojë për të ndërmarrë reforma themelore kushtetuese për t’ia kthyer Republikën qytetarëve dhe për të rivendosur një drejtpeshim demokratik në marrëdhëniet me institucioneve kryesore të shtetit, pa harruar ndërmarrjen e hapave të forta dhe korrigjuese në luftën kundër korrupsionit. /Marrë nga Facebook/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.