☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 93.88 ▼0.02%
ARI 4,178 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,101 ▼ -2.8% ETH $2,367 ▼ -5.48% XRP $1.3106 ▼ -4.64% SOL $102.4500 ▼ -4.42%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.88 ▼0.02 % ARI 4,178 ▲1.7 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.88 ▼0.02 % ARI 4,178 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

Biznesi dhe ligji, fushat më të preferuara nga studentët në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Arsimit të Lartë sipas fushave të studimit për vitin akademik 2024/2025.

Sipas njoftimit për media thuhet se fusha “Biznes, Administratë dhe Ligj” vazhdon të jetë më e preferuara për studentët e rinj.

“Në vitin akademik 2025/2026, ndër studentët e regjistruar për herë të parë në nivelin Bachelor, numri më i madh i regjistrimeve është evidentuar në fushën “Biznes, administratë dhe ligj”, me gjithsej 5 416 studentë, që përbëjnë 30,8% të numrit të përgjithshëm të studentëve të regjistruar. Në anën tjetër, numri më i vogël i regjistrimeve është shënuar në fushën “Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari”, me 259 studentë ose 1,5% të totalit”, thuhet në njoftim duke shtuar “Fusha “Biznes, administratë dhe ligj” prin edhe në regjistrimet e reja në nivelin Master”.

Tutje bëhet e ditur se edhe në nivelin Master, gjatë vitit akademik 2025/2026, fusha “Biznes, administratë dhe ligj” ka shënuar numrin më të madh të studentëve të regjistruar për herë të parë.

“Në këtë fushë janë regjistruar gjithsej 1 528 studentë, që përbëjnë 32,9% të numrit të përgjithshëm të studentëve të regjistruar për herë të parë në këtë nivel studimi. Numri më i vogël i regjistrimeve të reja në nivelin Master është shënuar në fushën “Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari”, me 77 studentë, ose 1,7% të totalit”.

Pjesëmarrja e femrave në fushën “Arsimi” siç bëhet e ditur në njoftimin e ASK-së është dukshëm më e lartë në nivelin Master.

“Të dhënat për vitin akademik 2025/2026 tregojnë dallime të theksuara gjinore ndërmjet fushave të studimit në nivelin Master. Dallimi më i theksuar në favor të femrave vërehet në fushën “Arsimi”. Nga gjithsej 1 053 studentë të kësaj fushe, 87.4% janë femra”.

Ndërkaq, në fushën “Inxhinieri, prodhimi dhe ndërtimi”, përbërja gjinore e studentëve është pothuajse e barabartë. Nga gjithsej 1 459 studentë, 730 janë femra dhe 729 janë meshkuj, që përfaqësojnë afërsisht 50.0% të numrit të përgjithshëm për secilën gjini. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.