Haxhiu e nënshkruan ligjin për Dhomat e Specializuara, ia dërgon Presidentes për dekretim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për dekretim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin Glauk Tahiri, këshilltar për media i kryetares së Kuvendit.
“Po, Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, për shpallje, Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e Tahirit për Telegrafin.
Sipas tij, ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026.
“Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar Tahiri.
Tashmë, ligji i është dërguar Presidentes për shpallje, ndërsa hapi i radhës i takon Presidencës, në përputhje me procedurat kushtetuese. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.