☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,650 ▲0.4%
DOW 52,724 ▲0.45%
NASDAQ 25,588 ▲0.48%
NAFTA 86.85 ▲0.37%
ARI 3,880 ▼3.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,934 ▼ -3.16% ETH $2,018 ▼ -2.94% XRP $1.0276 ▼ -4.31% SOL $81.9400 ▼ -3.48%
S&P 500 7,650 ▲0.4 % DOW 52,724 ▲0.45 % NASDAQ 25,588 ▲0.48 % NAFTA 86.85 ▲0.37 % ARI 3,880 ▼3.02 % S&P 500 7,650 ▲0.4 % DOW 52,724 ▲0.45 % NASDAQ 25,588 ▲0.48 % NAFTA 86.85 ▲0.37 % ARI 3,880 ▼3.02 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – Burnham njofton sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër 10 kompanitë kryesore të naftës

LONDËR, 12 nëntor /ATSH -DPA/ – Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione ndaj të gjitha 10 kompanive kryesore ruse të naftës.

Masa e re do të bëhet publike nga kryeministri britanik Andy Burnham gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin e Komunitetit Politik Evropian, që zhvillohet në Dublin të Irlandës.

Burnham pritet t’u bëjë thirrje liderëve të rreth 50 vendeve pjesëmarrëse që të shtojnë presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin, në mënyrë që Moska të angazhohet seriozisht në negociatat për paqen në Ukrainë.

Kryeministri britanik bëri të ditur se Londra ka miratuar një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës, e cila përfshin edhe anijet e flotës fantazmë që transportojnë në mënyrë të paligjshme naftën ruse.

Në listën e masave janë përfshirë gjithashtu kompania ruse e naftës Slavneft dhe projekti kryesor i naftës dhe gazit në Arktik i gjigantit Rosneft, LLC Vostok Oil.

“Negociatat për paqen në Ukrainë kanë shënuar përparim, por tani nuk është koha për vetëkënaqësi.

Duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë për të pranuar një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”, deklaroi Burnham.

Ai theksoi se sanksionet e reja synojnë të kufizojnë të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe të shtojnë presionin ndaj Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Burnham mbërriti në Dublin të enjten pasdite, pas pjesëmarrjes në konferencën e OKB-së për klimën COP31 në Turqi.

Ndërkohë, kryeministri britanik ka rihapur së fundmi debatin mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, ndërsa po përgatitet për samitin Britani e Madhe-BE, që do të zhvillohet të premten e ardhshme në Bruksel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.