☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,646 ▲0.35%
DOW 52,738 ▲0.48%
NASDAQ 25,564 ▲0.38%
NAFTA 86.66 ▲0.15%
ARI 3,873 ▼3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $72,192 ▼ -2.61% ETH $2,026 ▼ -2.47% XRP $1.0340 ▼ -3.56% SOL $82.2300 ▼ -3.11%
S&P 500 7,646 ▲0.35 % DOW 52,738 ▲0.48 % NASDAQ 25,564 ▲0.38 % NAFTA 86.66 ▲0.15 % ARI 3,873 ▼3.2 % S&P 500 7,646 ▲0.35 % DOW 52,738 ▲0.48 % NASDAQ 25,564 ▲0.38 % NAFTA 86.66 ▲0.15 % ARI 3,873 ▼3.2 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Politika

Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e v

Ndryshimet në ligjin për strehimin social, të miratuara në Komisionin e Ligjeve, risollën në vëmendje protestat qytetare kundër kostos së lartë të jetesës.

Pavarësisht se puna për hartimin e tij kishte nisur që në vitin 2025, socialistët pranuan se drafti është ndikuar nga kërkesat e Flamingove.

“Por ne jemi në punë dhe kush është shumicë e përcakton kutia e votimit”, tha Manja.

Përveç shtresave në nevojë, ligji sjell edhe konceptin e strehimit të përballueshëm, përmes të cilit shteti vjen në ndihmë edhe të shtresës së mesme, profesionistëve të rinj dhe studentëve të masterit. Risi është edhe garancia që shteti ofron për ata që nuk kanë kursime të mjaftueshme për të siguruar kolateralin.

“Përfitojnë të rinjtë, familjet e reja me të ardhura mesatare, studentët etj.”, tha Ibrahimaj.

Për çdo kategori do të ketë kuota dhe një renditje të bazuar në sistemin e pikëzimit, i cili do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, shteti synon të sfidojë ndërtuesit edhe përmes uljes së çmimeve.

“Do të ndërtojmë lagje, do të shesim me kosto, duke krijuar konkurrencë për ndërtuesit.”,tha Ibrahimaj.

Ndërtuesit do të vazhdojnë të paguajnë kontributin prej 3% për strehimin social, por tashmë pagesa do të mund të kryhet me këste, informon A2.

Nga ana tjetër, opozita paralajmëroi se pragu i përballueshmërisë së strehimit, të cilit i referohet ligji, rrezikon të kthehet në një kosto të papërballueshme për financat e shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.