☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 93.27 ▲1.55%
ARI 4,192 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,996 ▼ -0.86% ETH $2,524 ▼ -0.54% XRP $1.3693 ▼ -2.76% SOL $108.6700 ▼ -2.34%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.27 ▲1.55 % ARI 4,192 ▼0.57 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.27 ▲1.55 % ARI 4,192 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – Farage propozon pezullimin e azilit për pesë vjet, plan për deportimin e 90 mijë personave

– Lideri i partisë britanike “Reform UK”, Nigel Farage ka prezantuar planin për pezullimin e sistemit të azilit në Britaninë e Madhe deri në pesë vjet, nëse partia e tij fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si pjesë e masave të ashpra kundër emigracionit, sipas “Reuters”.

Sipas propozimit, rreth 90 mijë kërkesa dhe ankesa për azil që janë ende në pritje do të shpalleshin të pavlefshme, ndërsa kërkesat e reja do të refuzoheshin automatikisht.

Personat që nuk do të përfitonin azil, do të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës ose në një vend të tretë që konsiderohet i sigurt.

Farage njoftoi sot planin, gjatë një konference për shtyp në Kent, në juglindje të Anglisë.

Ai tha se autoritetet britanike duhet të ndalojnë dhe të deportojnë personat që hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme.

Lideri i “Reform UK” paralajmëroi gjithashtu se qeveria e drejtuar prej tij, mund të vendoste tarifa doganore, kufizime për vizat ose masa ndaj hapësirës ajrore të vendeve që refuzojnë të pranojnë shtetasit e tyre të deportuar nga Britania e Madhe.

Sipas propozimit të partisë, do të ndërpritej edhe funksionimi i rrugëve ligjore për pranimin dhe sistemimin e refugjatëve, me përjashtim të programeve për ukrainasit, që u larguan nga vendi pas nisjes së pushtimit rus në shkallë të gjerë, në vitin 2022.

Plani parashikon gjithashtu rishikimin e statusit të personave që kanë përfituar azil që nga viti 2024.

Ata që vijnë nga vende të cilësuara si të sigurta, mund të humbasin të drejtën për të qëndruar në Britani të Madhe.

Farage argumentoi se këto masa synojnë të rikthejnë kontrollin mbi kufijtë dhe të forcojnë sigurinë kombëtare.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Britaninë e Madhe pritet të mbahen në vitin 2029.

Për rrjedhojë, masat e propozuara nga “Reform UK” nuk janë vendime të qeverisë aktuale, por pjesë e programit politik të partisë në rast se fiton zgjedhjet. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.