⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.55 ▼1.27%
ARI 4,202 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,180 ▲ +0.5% ETH $2,498 ▼ -1.34% XRP $1.3600 ▼ -2.24% SOL $106.2300 ▼ -3.74%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.55 ▼1.27 % ARI 4,202 ▲0.27 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.55 ▼1.27 % ARI 4,202 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – Miliband: Moment i vështirë në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe aleatëve të Ukrainës

LONDËR, 13 tetor /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband, pranoi se marrëdhëniet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të Ukrainës janë tensionuar pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për një marrëveshje që lejon importin e naftës diezel ruse.

Duke folur sot në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Miliband e përshkroi situatën si “disa ditë shumë të vështira” në raportet me Uashingtonin.

Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti Trump kritikoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke sugjeruar se Ukraina ka nevojë për një udhëheqës të ri dhe duke pretenduar se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron më shumë një marrëveshje paqeje sesa homologu i tij ukrainas.

Në përgjigje, Miliband dhe aleatë të tjerë evropianë shprehën publikisht mbështetjen për Zelenskyn, duke vlerësuar udhëheqjen e tij gjatë luftës së nisur nga pushtimi rus në vitin 2022.

Kryediplomati britanik theksoi se propozimi i presidentit amerikan Trumpit për një armëpushim që përfshin sektorin energjetik duhet marrë seriozisht.

Sipas tij, vetëm gjatë javës së fundit Rusia ka kryer rreth 200 sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Miliband bëri thirrje që Uashingtoni të ushtrojë presion mbi Moskën për të respektuar një armëpushim të plotë në këtë sektor, duke shtuar se Zelensky ka treguar gatishmëri për ta mbështetur këtë ide.

Miliband paralajmëroi gjithashtu se Evropa duhet të reagojë më fuqishëm ndaj luftës hibride të Rusisë, e cila përfshin dezinformimin, spiunazhin dhe sulmet kibernetike.

Ai tha se mënyra se si Perëndimi komunikon me presidetnin rus Vadimir Putin ka rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë evropiane dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.

Ministri shtoi se Britania e Madhe do të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian për përdorimin e mundshëm të aseteve ruse të ngrira në mbështetje të Kievit, nëse arrihet një marrëveshje për masat përkatëse.

Ndërkohë, Zelensky deklaroi se Rusia kishte vazhduar gjatë natës bombardimet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike ukrainase.

Ai tha se Ukraina nuk kishte sulmuar rafineritë ruse të naftës apo sektorin energjetik për dy ditë pas njoftimit të Trumpit për armëpushimin, ndërsa Rusia kishte vijuar sulmet ndaj objekteve energjetike dhe infrastrukturës kritike të vendit.

Sipas presidentit ukrainas, këto veprime tregojnë se Moska nuk ka ndërmend të ndalojë sulmet.

Presidenti Trump, nga ana e tij, këmbënguli se Putin dhe Zelensky duhet të ulen së bashku për t’i dhënë fund luftës, të cilën e cilësoi si të pakuptimtë.

Ai pretendoi se presidenti rus është më i interesuar për një marrëveshje paqeje, por pranoi se kishte pasur shkelje të armëpushimit nga të dyja palët.

Tensionet shtohen në një kohë kur administrata amerikane po përpiqet të ulë çmimet e karburanteve përpara zgjedhjeve të rëndësishme në SHBA muajin e ardhshëm, ndërsa lufta amerikane me Iranin dhe ndërprerjet e furnizimit përmes Ngushticës së Hormuzit kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.