⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,801 ▼0.09%
DOW 51,772 ▼0.15%
NASDAQ 27,265 ▲0.07%
NAFTA 93.36 ▼0.41%
ARI 4,197 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,564 ▲ +0.87% ETH $2,516 ▼ -0.82% XRP $1.3708 ▼ -1.33% SOL $107.4900 ▼ -2.3%
S&P 500 7,801 ▼0.09 % DOW 51,772 ▼0.15 % NASDAQ 27,265 ▲0.07 % NAFTA 93.36 ▼0.41 % ARI 4,197 ▲0.16 % S&P 500 7,801 ▼0.09 % DOW 51,772 ▼0.15 % NASDAQ 27,265 ▲0.07 % NAFTA 93.36 ▼0.41 % ARI 4,197 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – FMN: Arabia Saudite drejt tkurrjes ekonomike për shkak të luftës

RIAD, 13 tetor /ATSH-AFP/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që ekonomia e Arabisë Saudite të tkurret me 3,3 për qind gjatë këtij viti, për shkak të ndikimit të luftës në Lindjen e Mesme, bllokimit të Ngushticës së Hormuzit dhe sulmeve të rebelëve Houthi nga Jemeni.

Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe e naftës në botë, po përballet me vështirësi të shtuara ekonomike dhe të sigurisë.

Sipas raportit të fundit të FMN-së, ekonomia e vendit pritet të ndikohet ndjeshëm nga ndërprerjet e transportit detar dhe kufizimet në eksportin e hidrokarbureve.

Ngushtica e Hormuzit, një korridor jetik për transportin e naftës dhe gazit, është përfshirë në konflikt që nga shkurti, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli sulmuan Iranin.

Teherani ka kërkuar të ushtrojë kontroll mbi kalimin e anijeve, ndërsa Uashingtoni ka vendosur masa bllokuese ndaj porteve iraniane.

Situata është përkeqësuar edhe nga rifillimi, në korrik, i luftimeve në Jemen.

Rebelët Houthi kanë goditur objektiva saudite, përfshirë instalime nafte, cisterna në Detin e Kuq dhe qendra transporti.

Sulmet kanë prekur edhe aeroportin ndërkombëtar të Riadit, ndërsa shpërthime u raportuan sërish dje në mbrëmje. Sipas autoriteteve saudite, një raketë e lëshuar nga Houthit u interceptua.

Sulmi i së shtunës, ku humbën jetën 13 persona, ishte më vdekjeprurësi në Arabinë Saudite në më shumë se një dekadë.

Pas ngjarjes, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po shqyrtonte mundësinë e përfshirjes së SHBA-së në sulmet saudite kundër Houthive.

Nga ana tjetër, rebelët paralajmëruan se çdo ndërhyrje amerikane do të sillte sulme ndaj interesave të Uashingtonit në rajon.

FMN-ja parashikon se ekonomia e Lindjes së Mesme do të tkurret me 0,3 për qind këtë vit, një ndryshim i ndjeshëm nga parashikimi i mëparshëm për rritje prej 1,9 për qind.

Megjithatë, institucioni pret një rimëkëmbje në vitin 2027, nëse Ngushtica e Hormuzit rihapet dhe transporti detar normalizohet.

Arabia Saudite ka arritur të kufizojë pjesërisht ndikimin e krizës falë rrugëve alternative të eksportit.

Vendi përdor një naftësjellës që lidh lindjen e tij me bregdetin e Detit të Kuq, duke anashkaluar Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, ky avantazh është vënë në pikëpyetje pasi naftësjellësi u mbyll përkohësisht në shtator, pas sulmeve që iu atribuuan grupeve të mbështetura nga Irani në Irak. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.