I vunë zjarrin një subjekti në Tiranë, shpallen në kërkim 2 persona! Flakët djegin edhe një makinë të parkuar
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se janë autorët që kanë hedhur lëndë djegëse te shkallët e jashtme të një subjekti dhe e kanë ndezur, subjekt në pronësi të shtetasit A. B.
Sipas raportimeve të policisë, si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht një automjet në pronësi të R. H., të cilin e kishte parkuar në afërsi të subjektit.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse, te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.
Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases R. H., i parkuar në afërsi të subjektit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.