🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼0.21%
ARI 3,957 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,915 ▼ -1.18% ETH $2,257 ▼ -0.12% XRP $1.2500 ▲ +0.32% SOL $92.1200 ▼ -1.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼0.21 % ARI 3,957 ▼0.33 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼0.21 % ARI 3,957 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Gjekmarkaj përjashton Qorin nga bashkëpunimi, i ‘shtrin dorën’ Shehajt dhe Lapajt

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me bashkëpunimin e partive për një kandidat për në zgjedhje.

Duke iu referuar modelit të njohur italian të “Campo Largo”, Gjekmarkaj theksoi se PD është e hapur për dialog, me synimin për të ndërtuar një strategji dhe një kandidaturë fituese.

Ai shtoi se bashkëpunimi me partinë e Arlind Qorit nuk është i nevojshëm. Kur u pyet për bashkimin e forcave me partitë e Agron Shehajt dhe Adritatik Lapajt, Gjekmarkaj u përgjigj se PD është e hapur me çdo parti që do një betejë për ta ndryshuar Tiranën dhe Shqipërinë.

“Nuk kam tagër të flas për gjithë opozitën, por mund të flas në emër të Partisë Demokratike dhe mund të them që Partia Demokratike pa asnjë kompleks, pa asnjë paragjykim bën thirrje që të gjithë forcat opozitare, madje edhe socialistë që nuk duan këtë natyrë pushteti, t’i bashkohen një fronti opozitar sa më gjerë.

Ajo që në Itali quhet rëndomë “Campo largo”. Bashkohen studentë, qytetarë, partitë e vogla, parti të mëdha, pa paragjykime, pa meskenitete, pa pretendim.

Nuk mund të vijë dikush të vejë kushte absolutiste në qoftë se ka 2%, 3% por ne e rëndësishme është të ulemi në tavolinën e përbashkët, të përcaktojmë parimet e përbashkëta, modalitetet dhe të ndërtojmë strategjinë për ta mundur.

Me Qorrin nuk është e nevojshme por me çdo parti tjetër. Patjetër çdo partie tjetër që ka dëshirë domethënë të bëjë një betejë për ta ndryshuar Tiranën dhe Shqipërinë. Partia Demokratike është e hapur, jo thjesht me retorikë, por me gjeste e gatshme t’i pres të bisedojë pa parakusht.

Ne nuk kemi vënë kushte as parakushte. Pra, nuk kemi thënë çfarë kandidati do të nxjerrim. Sigurisht një opozitë, opozita ka natyrë politike, por e rëndësishme është që të dakordësohen rregullat që çojnë drejt një kandidature fituese dhe hajde të diskutojmë, diskutojmë për çdo gjë. Domethënë, Partia Demokratike është e hapur për të diskutuar”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.