☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,743 ▲0.26%
DOW 51,032 ▼0.28%
NASDAQ 27,337 ▲0.54%
NAFTA 89.65 ▼1.6%
ARI 4,164 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,434 ▲ +1.4% ETH $2,722 ▲ +0.91% XRP $1.5164 ▲ +1.07% SOL $120.8600 ▼ -0.63%
S&P 500 7,743 ▲0.26 % DOW 51,032 ▼0.28 % NASDAQ 27,337 ▲0.54 % NAFTA 89.65 ▼1.6 % ARI 4,164 ▲0.05 % S&P 500 7,743 ▲0.26 % DOW 51,032 ▼0.28 % NASDAQ 27,337 ▲0.54 % NAFTA 89.65 ▼1.6 % ARI 4,164 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Sporti

Boban pa filtra: Infantino rizgjidhet pa problem! Amorim s’më pëlqen, Sucic me shumë klas

Zvonimir Boban, ish-mesfushori i shquar kroat i Milanit dhe “Chief of Football” në UEFA deri në 2024-ën, ka folur pa filtra për “Radio Anch’io Sport”. Ai ka prekur tema të ndryshme të nxehta të momentit, nga zgjedhjet në FIFA, te Milani dhe situata e Petar Sucic tek Interi.

“Konflikti mes FIFA-s dhe UEFA-s? Besoj se në fund do të qetësohet gjithçka, askush nuk do të bëjë luftë me askënd. Pavarësisht disa gabimeve dhe unë e kam kritikuar, nuk mund të hedhim poshtë ato të mira që ka bërë Infantino. Në fund do të votohet për të.

Nuk mendoj se do të ketë opozitë, por edhe nëse do të ketë, nuk do të ketë forcën për ta mundur. Ka kontrolluar Azinë, Amerika e Jugur dhe Afrika kanë mbetur me të. Europa nuk besoj se është homogjene siç mendohet. Pastaj është gjithmonë dëshira e UEFA-s që të tregojë se është më e fortë se FIFA. Por FIFA është ajo që qeveris”.

Për të ardhmen e Botërorit, Boban u shpreh: “Kupa e Botës me 64 skuadra? Loja nuk duhet humbur. Kemi një Europian me 24 skuadra nga 55, një Botëror çdo 4 vjet me 48 skuadra nga 211 federata. Nuk mendoj se do të zgjerohet me 64 skuadra, por nuk do të ishte dramë, nëse ndodh. Nuk e shoh si tragjedi faktin që t’u jepet mundësia vendeve të vogla të marrin pjesë çdo 4 vjet. Nuk e shoh si problem të kemi më shumë skuadra, është bukur të shohësh kombet e vogla të rriten, të argëtohen”.

Për të kaluar te Milani, ku kroati theksoi: ”Nuk mund të jemi mediokër. Nëse pranohet çdo vit se ambicia më e madhe është të shkojmë në Champions, do të thotë se nuk kam kuptuar asgjë nga Milani. Nëse do të arrijë Amorim me frymën që i ka dhënë skuadrës t’i ndryshojë për mirë gjërat dhe të fitojë Europa League me një grup jo shumë të kompletuar, do të jemi të lumtur të gjithë.

Por kam dyshime, siç ka gjithë Italia futbollistike. Amorim? Është ende herët, por mua nuk më pëlqen asnjëherë kur luan me tre prapa. Me Leçe-n shkoi më mirë se në ndeshjet e tjera, por jemi në fillim të procesit, duhet t’i lëmë pak kohë. Duhet të bindë me rezutate”.

Në fund një koment për Petar Sucic: “Mendoj se duhet të ketë më shumë hapësirë, është një lojtar i kompletuar, i jashtëzakonshëm, me shumë klas dhe shumë kurajë. Kuptohet që nuk ndihet mirë. Nëse vazhdon kështu, nuk e di çfarë kuptimi ka që të qëndrojë tek Interi. Është një nga mesfushorët më të mirë në botë”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.