☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,753 ▲0.39%
DOW 51,089 ▼0.17%
NASDAQ 27,382 ▲0.7%
NAFTA 90.42 ▼0.76%
ARI 4,166 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,546 ▲ +0.3% ETH $2,702 ▲ +0.15% XRP $1.4981 ▼ -0.23% SOL $119.4200 ▼ -1.99%
S&P 500 7,753 ▲0.39 % DOW 51,089 ▼0.17 % NASDAQ 27,382 ▲0.7 % NAFTA 90.42 ▼0.76 % ARI 4,166 ▲0.09 % S&P 500 7,753 ▲0.39 % DOW 51,089 ▼0.17 % NASDAQ 27,382 ▲0.7 % NAFTA 90.42 ▼0.76 % ARI 4,166 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kronika

Policia Rrugore e Tiranës në gjueti të shoferëve problematikë, monitorim 24 orësh me pajisje bashkëkohore! Ndëshkohen mb

Policia Rrugore e Tiranës, monitorim 24/7, me pajisje bashkëkohore, për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të normuar lëvizjen.

Në fokus të planeve të posaçme të masave, të ndërmarra javën e kaluar dhe gjatë fundjavës, ishin:

evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve në efektin e alkoolit, që përdorin celularin dhe/ose nuk vendosin rripin e sigurimit/kaskën mbrojtëse.

Si rezultat i monitorimit konstant, gjatë kësaj periudhë u arrestuan/proceduan penalisht 32 shtetas, u bllokuan 48 mjete dhe u vendosën 13 522 masa administrative, ndër të cilat:

-8818, për ndalim dhe qëndrim të gabuar;

-1243, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

-602, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-487, për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit;

-66, për kalim të gabuar në karrexhatën e ngadalësimit;

-26, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Verifikimi dhe kontrollet e përditshme ndaj mjeteve të transportit publik dhe ndaj atyre që transportojnë nxënës, për të parandaluar dhe konstatuar menjëherë shkelje që mund të cenojë sigurinë e pasagjerëve;

monitorimi në terren dhe në hapësirën digjitale, i rasteve të bllokimit të lëvizjes në autostrada dhe/ose akse me fluks të lartë levizjeje, me kolona automjetesh që qarkullojnë për evente festive.

Në këtë kuadër, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, që shfaqte këtë sjellje të kundërligjshme në autostradën “Tiranë-Durrës”, u ndërmorën masa të menjëhershme, si procedimi në gjendje të lirë, i 3 prej shtetasve që shfaqen në pamje, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, si dhe sekuestrimi i automjeteve që ata drejtonin dhe masa administrative përkatëse sipas kodit rrugor. Veprimet vijojnë për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore, të gjithë autorët e kësaj sjellje të kundërligjshme që shkaktoi kaos në qarkullim dhe u bë pengesë për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Kontrollet dhe monitorimet e Policisë Rrugore të Tiranës do të vijojnë në të gjitha akset urbane dhe interurbane. Gjithashtu, do të vijojnë çdo ditë kontrollet ndaj mjeteve që transportojnë nxënës dhe ndaj autobusëve urbanë, për parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe për evidentimin e shkeljeve dhe marrjen e masave ndëshkuese konform ligjit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon në mënyrë të vazhdueshme për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.