“Ky Parlament duhet të zhduket sa më parë”- Berisha ‘shpërthen’ me kërcënime nga foltorja e Kuvendit: Pusho dhe mo
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza në Kuvend, sa i përket qëndrimeve ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se “Parlamenti duhet të zhduket sa më parë, pasi shkelmon çdo interes të shqiptarëve”.
“Në një institucion turpi që po i shërben në veprime absolute narko-regjimit, narko-shtetit, të parit dhe të vetëm në Europë, padrinos së Shqipërisë. Për çdo qytetar shqiptar, patriot, pavarësisht nga bindjet e tij, çështja më themelore është se si piramida e sigurisë së tyre u faktua totalisht piramidë e narkoshtetit e krimit, e karteleve të drogës.
Ju, në vend se të spostoni çdo gjë nga agjenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale përfundimtare të shtetit shqiptar nga narkoshteti, asgjësimin përfundimtar të shtetit shqiptar nga narkoshteti i Ramës. Ju bëni sikur po derdhni lot krokodili, për ata qytetarë që ju urrejnë, që ju i përçmoni, që i vidhni, të vjedhur dhe të mjeruar nga qeveritarët tuaj, që ju i mbroni këtu për vjedhjet që kanë bërë. Nuk ka patur kurrë një parlament të shpërfytyruar, si ky parlament.
Çfarë jeni ju, avokatë të akteve të tilla, sepse vetë një pjesë e juaj është anëtare bandash? Tani bëheni avokatë të Vora Hysenit. SHISH-i është një institucion, jo person. Ju vini mbi interesat e shqiptarëve. Shefen e shërbimit informativ e rekrutojnë mafiet. Ku e gjeni ju këtë moral? Skllevër të padrinos, ky parlament duhet të zhduket sa më parë, jo përfaqëson, por shkelmon çdo interes të shqiptarëve. Si mundet?! (Drejtohet nga pala socialiste në sallë) Pusho, mos fol ti atje. Lëri ato qëndrime histerike”, tha Berisha nga foltorja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.