⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,813 ▲0.08%
DOW 52,071 ▲0.43%
NASDAQ 27,237 ▼0.03%
NAFTA 92.71 ▼1.1%
ARI 4,210 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,410 ▲ +0.79% ETH $2,513 ▼ -0.84% XRP $1.3676 ▼ -1.47% SOL $107.1300 ▼ -2.83%
S&P 500 7,813 ▲0.08 % DOW 52,071 ▲0.43 % NASDAQ 27,237 ▼0.03 % NAFTA 92.71 ▼1.1 % ARI 4,210 ▲0.45 % S&P 500 7,813 ▲0.08 % DOW 52,071 ▲0.43 % NASDAQ 27,237 ▼0.03 % NAFTA 92.71 ▼1.1 % ARI 4,210 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

Bojkoti i avokatëve në GJKKO, deputeti i PD ngre alarmin: Rrezikojmë të asistojmë si spektatorë të pafuqishëm në lirimi

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso në Komisioni e Nismave Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrje Institucionale, ngriti shqetësimin që mund të sjellin pasojat e ngërçit mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë.

Deputeti demokrat shprehu se bojkoti i avokatëve ndaj GJKKO, rrezikon të prodhojë pasoja jo vetëm për qytetarët që presin të marrin drejtësi në një kohë të shpejtë, por sipas tij do të prodhojnë gjithashtu efekte të rënda në afatet e paraburgimit apo masat e sigurisë për personat me rekorde të krimit të organizuar dhe korrupsionit apo të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’.

“Ne kemi shumë shqetësime në lidhje me drejtësinë, nga e cila presim shumë, veçanërisht edhe me performancën e organeve të reja të ngritura nga reforma në drejtësi, KLGJ dhe KLP, më të rëndësishmet prej tyre. Por, siç thatë dhe vetë ju, seanca është e fokusuar në disa problematika. Problematika akute mori zë nga kolegët, çështja e ngërçit mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, çka rrezikon të prodhojë pasoja jo vetëm për qytetarët që shpresojnë të marrin drejtësi në një kohë të shpejtë, shpresojmë deri aty sa të na prodhojnë efekte të rënda në ato që mund të jenë afatet e paraburgimit apo masat e sigurisë, veçanërisht për persona me rekorde të krimit të organizuar ose të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj” që duhet të kapte reforma në drejtësi, të korruptuarit e niveleve të larta, që të mos jemi të detyruar këtu të asistojmë si spektatorë të pafuqishëm të një spektakli të lirimit të tyre, thjesht dhe vetëm për kalim të afateve procedurale. Unë besoj që, duke respektuar qëndrimin e KLGJ-së, për sa kohë nuk ka ndryshuar, nuk mund të spekuloj, por besoj që dhe KLGJ duhet ta marrë këtu sensitivin e ne të gjithëve, pavarësisht krahut politik, që një ngërç kaq i madh kërkon një adresim të menjëhershëm me të gjitha kapacitetet që juve, si organ qeverisës i gjyqësorit, ju jep ligji dhe këtu ndaj të njëjtin qëndrim me kryetarin. Dhe besoj që ligji juve ju jep mekanizma, së paku të jeni proaktivë në tentativën për zgjidhjen e ngërçit. Por gjithsesi, i takon gjykimit tuaj”, tha Kaso.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.