☁️
Tiranë 25°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,737 ▲1.13%
DOW 51,918 ▲0.45%
NASDAQ 26,983 ▲1.74%
NAFTA 92.13 ▼4.11%
ARI 4,389 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,014 ▲ +6.29% ETH $2,761 ▲ +5.74% XRP $1.4978 ▲ +7.83% SOL $118.4100 ▲ +8.99%
S&P 500 7,737 ▲1.13 % DOW 51,918 ▲0.45 % NASDAQ 26,983 ▲1.74 % NAFTA 92.13 ▼4.11 % ARI 4,389 ▼0.82 % S&P 500 7,737 ▲1.13 % DOW 51,918 ▲0.45 % NASDAQ 26,983 ▲1.74 % NAFTA 92.13 ▼4.11 % ARI 4,389 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Bojkoti i kushton ‘shtrenjtë’ avokatëve, GJKKO gjobit 15 prej tyre! Rregullorja e gjykatës fut në kaos sistemin, kufizon

GJKKO gjobiti 15 mbrojtës, në ditën e 20 të bojkotit të avokatëve, të cilët refuzojnë të paraqiten në seancat që mbahen në gjykatën e posaçme, duke protestuar ndaj rregullores së GJKKO.

Avokatët u gjobitën me nga 5 mijë lekë secili, ndërsa Maks Haxhia u kujtoi GJKKO-së se braktisja e gjyqeve në GJKKO po ndodh në emër të mbrojtjes së profesionit, pasi kjo gjykatë ka shkelur ligjin me kufizimet e rregullores së 1 shtatorit dhe ndaj duhet të rishikohet. Në këtë klimë, dhoma ka thirrur edhe dy mbledhje të tjera.

“Por kjo rregullore nuk cenon vetëm profesionin e avokatëve. Edhe të gazetarëve. Unë jam gazetare prej kohës kur kjo godinë nuk ekzistonte dhe më pas me fondet e BE u ndërtua gjykata për krimet e rënda. Me nisjen nga funksionimi të GJKKO-së, në mënyrë të paprecedentë ndalohet media, i kërkohet gazetarit akreditim, ndalohet përdorimi i IA dhe rregulla të tjera kufizuese”, tha Maks Haxhia.

Kur proceset dhe drejtësia janë të hapura, GJKKO i dha sinjalet e mbylljes, fillimisht duke numëruar minutat e çdo kërkese kur TCH plotësonte formularët për ndjekjen me kamera të çdo gjyqi, të cilat i, sipas udhëzimit në fuqi të KLGJ, i dërgonte 24 orë para seancës.

Lexim Email-i nga ana juaj lidhur me kërkesat për regjistrim të imazheve filmike të seancave gjyqësore të datës 09.06.2025 është dërguar ditën e djeshme, në orën 09:39, ndërkohë që seancat gjyqësore për dosjet penale me të pandehur 1) Hajdar Lala, etj., dhe 2) Behar Brajoviq etj., janë caktuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, datë 09.06.2025, respektivisht në orën 08:30 dhe 09:00.

Numërimi i 39 minutave vonesë do të thoshte refuzim, në rastet e tjera kamera dhe gazetari u refuzua me arsyetimin se duhej marrë leje nga të pandehurit. Por edhe kur të akuzuarit e dosjes së Divjakës e pranuan kameran, gjykata refuzoi.

Në zbatim të udhëzimit të KLGJ-së, ka fuqi ndaj çdo gjykate në vend, Top Channel plotësoi sërish formularët për proceset e kësaj jave. Refuzimi kësaj radhe ishte duke kujtuar rregulloren, e cila ka një sërë problemesh, më e rënda që ngatërron lirinë e medias dhe gjykimet e hapura me ligj me sigurinë e një gjykate. Asociacioni i gazetarëve i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur ende verifikimet. /Top Channel/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.