Abelard Tahiri pas takimit me Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe i sigurt se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë
Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ndarë një mesazh pas vizitës së tij në Hagë, ku ka takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale.
Tahiri ka thënë se ishte i emocionuar dhe i mërzitur kur e takoi Thaçin pas vendimit, të cilin e ka cilësuar si të padrejtë. Megjithatë, sipas tij, ish-presidenti ishte i qetë, i fortë dhe i bindur se drejtësia do të triumfojë.
“U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë. E megjithatë, ai ishte i qetë, i fortë dhe i sigurt. Me besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se Apeli do ta korrigjojë këtë padrejtësi”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka bërë të ditur se Thaçi u ka dërguar përshëndetje qytetarëve që po protestojnë në sheshin e Prishtinës kundër vendimit të Gjykatës Speciale.
“Ai ju dërgon të fala nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë”, ka deklaruar Tahiri.
Ish-ministri i Drejtësisë ka falënderuar protestuesit për qëndresën dhe solidaritetin e tyre./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.