☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,972 ▲ +0.68% ETH $2,269 ▲ +1.1% XRP $1.2530 ▲ +0.43% SOL $95.3700 ▼ -0.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Borchardt: E paprecedentë djegia e mandateve, kundër bojkotit të zgjedhjeve

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchard deklaroi sot se, vendimi i opozitës për të djegur mandatet është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar sepse është fitili që i vë flakën më pas të gjithë sistemit të demokracisë parlamentare.

Ai i bëri këto komente në një prononcim për mediet, pas prezantimit të masterit ndërdisiplinor në fushën e kriminalistikës. I pyetur nëse do të njihen nga OSBE zgjedhjet lokale pa opozitën, Borchardt theksoi se, “kjo varet sesi do të zhvillohen zgjedhjet dhe nga gjetjet e vëzhguesve tonë në terren dhe unë këtë se parashikoj dot. Në fakt dua të them se ne e shkurajojmë bojkotin zgjedhor.

“Shqipëria për shumë kohë ka qenë shtyllë apo simbol stabiliteti në rajon, tashmë shohim një veprim në parlament që nuk ka precedent. Është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar sepse ndez fitilin që vë flakën më pas në të gjithë sistemin e demokracisë parlamentare. Dhe pastaj pyetja e radhës do të ishte. Kur do të kemi atë parlamentin që e ka mandatin 4 vjeçar që përfundon për 4 vite?  Këtë herë politikanëve iu erdhi ideja që vetëm në 2 vjet dhe jo në 4 të digjnin mandatet e tyre. Kurse herën tjetër ata mund të gjejnë argumente për një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, 10 muajsh apo një viti. Dhe në fakt ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin. Ju e dini që në shumë shtete ka opozita që e bojkotojnë parlamentin. Dhe do të thoja se një gjë e tillë nuk funksionon. Ky nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare”, tha Borchardt.

I pyetur nëse do të ishte gjëja e duhur miratimi i reformës zgjedhore me deputetët e rinj në Kuvend, Borchardt tha se, “ligjërisht po. Pastaj a është vendim i pjekur politikisht? Kjo është çështje tjetër, sepse ne në fakt nxisim dialog në lidhje me reformën zgjedhore”.

Borchardt gjithashtu theksoi se, OSBE i ka bërë thirrje të gjitha partive që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale gjë që është normale.

“Nga ana tjetër”, tha ai, “në lidhje me mos regjistrimin ende i kemi bërë thirrje të gjitha partive dje që në fakt të sjellin kandidaturat për anëtarë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.