Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, nafta 213 lekë/litri dhe benzina 193 lekë/litri
Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të martë çmimet e reja të karburanteve në vend, të miratuara në mbledhjen e datës 22 Shtator 2026.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës është përcaktuar jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.
Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është caktuar jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për zbatimin e këtij vendimi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.