☁️
Tiranë 31°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.44 ▲1.41%
ARI 4,180 ▼2.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,762 ▼ -1.3% ETH $1,640 ▼ -2.12% XRP $1.1211 ▼ -3.39% SOL $64.4100 ▼ -2.48%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.44 ▲1.41 % ARI 4,180 ▼2.48 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.44 ▲1.41 % ARI 4,180 ▼2.48 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Sporti

Botërori më i pasur i të gjitha kohërave, sa vlejnë lojtarët dhe skuadrat që marrin pjesë!

Vlera e merkatos të kombëtareve është rritur ndjeshëm. Vetëm Lamine Yamal vlen 292 milionë. FIFA synon të arkëtojë 10 miliardë dollarë këtë edicion.

Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé, Gianni Infantino dhe Donald Trump. Mirë se erdhët në spektaklin më të madh, pas Big Bang. Para dhe fuqi, fuqi dhe para. Starton nesër Kupa e Botës më e pasur se kurrë më parë.

Sigurisht, do të jetë Botërori i parë me 48 skuadra, në emër të globalizmit. Jo vetëm kaq. Industria e topit, e aftë të rezistojë edhe ndaj një pandemie, është në rritje të vazhdueshme. Më shumë publik, më shumë sponsorë, më shumë investitorë.

Është Kupa e Botës e organizuar nga SHBA-të, pra e ekonomisë që mes krizës së naftës dhe kërcënimit kinez, vazhdon të diktojë planetin, me Kanadanë dhe Meksikën në krah. E dini se sa është vlera e merkatos së 1248 lojtarëve në listat e 48 kombëtareve pjesëmarrëse? Plot 13 miliardë euro, sipas Football Benchmark dhe Transfermarkt.

Vlera e 10 skuadrave të para është rritur me 1 miliard në krahasim me edicionin 2022. Yjet e futbollit global, me talentin e tyre dhe ndjekjen e amplifikuar nga ‘new media’ që thyejnë çdo barrierë, janë aset shumë i çmuar, të aftë të shkëlqejnë edhe më shumë.

Shikoni Lamine Yamal: në moshën 18-vjeçare ka fituar si protagonist një Europian me Spanjën dhe 2 tituj kampion me Barcelonën. Videot e tij prej ‘teenager’-i çmendin rrjetet sociale. Në TikTok ka më shumë ndjekës se të gjithë (44 milionë).

Është futbolli i ri në shprehjen më të qartë dhe vlera e tij teorike e merkatos tashmë ka shkuar në 292 milionë për Football Benchmark. Gati dyfishi i një vitit më parë, kur klubi katalanas e blindoi deri në 2031-shin me një klauzolë 1 milard euro.

Pas tij është Mbappe, alter ego në ‘Clásico’. Sulmuesi i Real Madrid vlen 221 milionë dhe udhëheq Francën në vend të parë mes kombëtareve, me 1.6 miliardë, përpara Spanjës (1.5 miliardë). Kohë më parë protagonistë të ‘Clásico’ ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, tani në Botërorin e fundit, i destinuar për ndërrimin e një stafete gjeneratash.

Nëse futbolli në këtë shekull është transformuar në një biznes pa kufij gjeografikë, merita është edhe e tyre. Pasi bënë të madhe Europën e ‘top club’-ev, shkuan në kërkim të territoreve të reja, në linjë perfekte me shënjestrat ekspansionistike të këtij sporti, mes Amerikës dhe Lindjes së Mesme. Paraja ka shkuar në të njëjtin hap me një polarizim gjithmonë e më të markuar.

Pesë kombëtaret me vlerën më të lartë (Franca, Spanja, Anglia, Gjermania dhe Portugalia) bëjnë bashkë 6.5 miliardë euro dhe përfaqësojnë gjysmën e vlerës totale të 48 pjesëmarrësve. Pesë lojtarët e parë (Lamine Yamal, Mbappe, Haaland, Bellingham dhe Olise) vlejnë vetëm 8% të totalit.

Nga ana tjetër, Botërori është i bukur edhe sepse është i ndryshëm. Jordania dhe Katari vlejnë 19 milionë. Këto vlerësime reflektojnë rritjen konstante të të ardhurave. FIFA, ashtu si UEFA, prej kohësh është protagoniste në luftën mes mbajtësve të të drejtave për pjesën e tregut.

Asnjë event sportiv nuk mund ta kalojë për të ardhura Kupën e Botës në futboll. Edicioni i këtij viti, duke shfrytëzuar formatin ‘extralarge’ dhe vitrinën amerikane, pritet të kapë shifrën e 10 miliardë dollarëve. Olimpiada e Parisit arkëtoi vetëm gjysmën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.