☁️
Tiranë 11°C · Vranët 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,424 ▼ -0.83% ETH $1,645 ▼ -1.62% XRP $0.9373 ▼ -1.13% SOL $70.3500 ▼ -2.2%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI – Princi William: Mbreti Charles III e urren futbollin

LONDËR, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Princi i Uellsit, William, ka bërë të ditur se dashuria e tij për futbollin nuk është trashëguar nga babai i tij, Charles III.

“Absolutisht jo. Babai im e urren futbollin”, tha William gjatë podcast-it amerikan “New Heights”, të drejtuar nga ish-yjet e NFL-së, Travis Kelce dhe Jason Kelce.

William, tifoz i zjarrtë i “Aston Villa F.C.”, tregoi se pasioni i tij për futbollin lindi falë shokëve të shkollës, të cilët e çuan për herë të parë në stadium.

Ai kujtoi se ndeshja e parë që ndoqi ishte në vitin 2000 mes “Aston Villa F.C.” dhe “Bolton Wanderers F.C.”, ku luante edhe ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

Si patron mbretëror i “The Football Association”, William ndjek rregullisht ndeshjet e kombëtares angleze.

Ai tha me humor se një Botëror i suksesshëm për Anglinë do të ishte “ta fitojë atë”, duke shtuar se do të udhëtonte patjetër në SHBA nëse Anglia arrin finalen e 19 korrikut në East Rutherford.

Princi vlerësoi edhe trajnerin gjerman të Anglisë, Thomas Tuchel, duke thënë se ai u ka dhënë lojtarëve më shumë liri dhe rrjedhshmëri në lojë krahasuar me paraardhësin e tij, Southgate. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.