FOKUS – Evropa sfidon Starlink, inaugurohet në Belgjikë fabrika gjigante e satelitëve
– Evropa po përshpejton përpjekjet për të sfiduar dominimin e kompanisë Starlink të Elon Musk në sektorin e internetit satelitor, duke investuar në zhvillimin e një infrastrukture të pavarur hapësinore.
Në Belgjikë është inauguruar fabrika më e madhe e satelitëve në Evropë, një strukturë industriale që do të luajë rol kyç në realizimin e projektit Iris2, programi evropian që synon të konkurrojë me rrjetin satelitor të kompanisë amerikane SpaceX.
Fabrika do të përdoret për ndërtimin e 264 satelitëve, ndërsa kontrata me vlerë 2,4 miliardë dollarë i është besuar kompanisë belge Aerospacelab.
Projekti synon të reduktojë varësinë e Bashkimit Evropian nga infrastruktura hapësinore amerikane dhe të garantojë një sistem komunikimi të sigurt, të qëndrueshëm dhe nën kontrollin evropian.
Sipas kompanisë Aerospacelab, ky projekt do të përbëjë shtyllën kryesore të infrastrukturës evropiane të komunikimit të pavarur, me objektivin që sistemi të jetë funksional deri në vitin 2030.
Nisma konsiderohet një hap strategjik për forcimin e sovranitetit teknologjik të Evropës dhe për krijimin e një alternative konkurruese ndaj rrjetit Starlink të Elon Musk.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.