☁️
Tiranë 11°C · Vranët 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,490 ▼ -0.31% ETH $1,650 ▼ -0.97% XRP $0.9386 ▼ -0.82% SOL $70.4600 ▼ -1.89%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
Politika

Petro Koçi dënon protestën e 28 Nëntorit: Zgjedhja e kësaj date për pushtet është poshtërsi, maskat dhe molotovët nuk sjellin ndryshimin

Ish-zyrtari i lartë socialist, Petro Koçi ka reaguar ashpër në lidhje me protestën e dhunshme që po zhvillohet sot në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçi i cilëson “mendje djallëzore” ata që e kanë organizuar protestën pikërisht në ditën e festës së Pavarësisë. Sipas Koçit, z gjedhja e kësaj date të shenjtë për politikë pushtetpërmbysëse apo pushtetkërkuese është poshtërsi.

Ish-ministri shton se nuk mund të shpëtojë Shqipëria nga korrupsioni apo padrejtësia me lëvizje që edhe Ditën e Flamurit e veshin me maska dhe sulmojnë me molotovë

Reagimi i plotë:

Mallkuar qofshin ato mendje djallëzore antishqiptare që zgjodhën 28 Nëntorin kuqezi për pushtet politik, duke i vënë zjarrin Tiranës. Viti ka ditë plot që çdokush, me motive dhe arsye legjitime, të organizojë protesta dhe të shpalosë kërkesa, përfshi ato politike.

Zgjedhja e kësaj date të shenjtë për politikë pushtetpërmbysëse apo pushtetkërkuese është poshtërsi, së cilës nuk mund t’i gjesh dot asnjë lloj alibie apo justifikimi që ka lidhje me normalitetin. Ky akt i shëmtuar e komprometon rëndë lëvizjen kundër establishmentit politik apo atë kundër vetë qeverisë.

Nuk mund të shpëtojë Shqipëria nga korrupsioni apo padrejtësia me lëvizje që edhe Ditën e Flamurit e veshin me maska dhe sulmojnë me molotovë. Shqiptarët nuk do ta votonin kurrë një lëvizje maskash dhe një politikë zjarrvënësish. Maskat e 14 shtatorit nuk sjellin ndryshimin. Ato përfaqësojnë grusht shteti.

Habitem me ca “intelektualë” që mundohen ta justifikojnë përzgjedhjen e datës 28 me arsyetime kombëtare dhe justifikojnë dhunën si mjet për të ndërruar pushtetin. Presioni për më shumë rezultate në luftën ndaj korrupsionit, për më shumë demokraci dhe mirëqenie për të gjithë, nuk bëhet me maska.

28 Nëntori nuk është dita e epshit për pushtet. Është dita e shenjtë e mundit për shtet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.