🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.22 ▲0.14%
ARI 4,041 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,470 ▲ +2.46% ETH $2,327 ▲ +3.29% XRP $1.2812 ▲ +2.32% SOL $93.4200 ▲ +1.88%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Bozhinovska në takim me Varns: Pavarësia energjetike është çelësi për një shtet të qëndrueshëm

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varns.

Fokusi kryesor i takimit ishte dinamika e realizimit të aktiviteteve aktuale të projekteve të Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale, harmonizimi i legjislacionit me standardet evropiane, si dhe planet dhe projektet e ardhshme në sektorin e energjisë.

Duke theksuar rëndësinë e projekteve strategjike në sektorin e energjisë, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Nicole Varns, vlerësoi përpjekjet e ministres Sanja Bozhinovska dhe të Ministrisë të orientuara drejt arritjes së pavarësisë energjetike të vendit, të cilat, siç u theksua, janë kyçe për krijimin e kushteve për një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë.

Ministrja Bozhinovska gjatë takimit informoi për ecurinë e punimeve ndërtimore lidhur me realizimin e interkonektorit të gazit me Greqinë, i cili pritet të përfundojë gjatë vitit 2027. Gjithashtu, u diskutua edhe për lidhjen e gazit me Serbinë, realizimi i së cilës po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar.

Ministrja i vlerësoi këto dy projekte si strategjike, duke theksuar se ato do ta ndryshojnë panoramën energjetike në rajon.

Gjithashtu, temë e bisedës ishte edhe anëtarësimi zyrtar i Maqedonisë në Korridorin Vertikal të Gazit në muajin shtator, i cili është një nga iniciativat më të rëndësishme evropiane për diversifikimin e furnizimit me gaz natyror dhe forcimin e stabilitetit energjetik në Evropën Juglindore, Qendrore dhe Lindore, duke siguruar një pozicionim të qëndrueshëm të vendit tonë në kuadër të zhvillimeve globale.

“Investimi në sektorin e energjisë është investim në të ardhmen. Po punojmë me ritëm të përshpejtuar për realizimin e projekteve energjetike, por edhe për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave. Po lidhemi energjetikisht me rajonin, e përmes tij edhe me botën. Përfitimet nga projektet që po realizojmë do të jenë të dukshme dhe konkrete, në dobi të qytetarëve dhe të shtetit”, deklaroi ministrja Bozhinovska gjatë takimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.