🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.56 ▼14.51%
ARI 4,844 ▲3.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,316 ▲ +3.9% ETH $2,232 ▲ +5.98% XRP $1.3718 ▲ +4.21% SOL $84.5400 ▲ +6.01%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.56 ▼14.51 % ARI 4,844 ▲3.4 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.56 ▼14.51 % ARI 4,844 ▲3.4 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

BQE test bankave të BE, kalojnë Intensa San Paolo dhe Raiffeisen

bqe1Autoriteti Europian Bankar publikoi rezultatet e stres-testeve për 123 banka të Bashkimit Europian.

Rezultati është se 24 banka nuk arritën ta kalojnë ushtrimin e provës dhe kanë nevojë të shtojnë kapitalin në total me 25 miliardë euro.

Sipas raportit të publikuar nga BQE,  Intessa San Paolo dhe Raiffeisen Bank, që operojnë me degët e tyre në Shqipëri e kanë kaluar me sukses provën e Bankës Qendrore Europiane.

Për gjatë gjithë këtyre muajve, këto banka kanë bërë rregullime të forta në bilanc për të arritur kërkesat e BE, çka ishte dhe një nga shkaqet kryesore të shtrëngimit të kredisë me ritme aq të forta.

Rezultatet pozitive pritet të çlirojnë më shumë dy bankat e mësipërme që së bashku zotërojnë pjesën dërrmuese të sistemit financiar në Shqipëri, çka do të jetë jetike për ndërmjetësimin financiar në vend, si parakusht për rritjen ekonomike.

Por sipas raportit ,të prezantuar te dielen nga Banka Qendrore Europiane , 12 nga 24 bankat që kanë pësuar humbje të kapitalit të tyre janë gjermane, italiane , spanjolle dhe greke. Nga bankat italiane, Monte Dei Paschi ka humbjen më të madhe të kapitalit me 2.1 miliardë euro, megjithatë asnjëra prej tyre nuk ka aktivitet në vendin tonë.

Ndërsa te bamkat greket, 2 nga 3 bankat që nuk kanë kaluar testin janë të pranishme në Shqipëri. Sipas të dhënave, grupet bankare greke në Shqipëri do të vijojnë të tkurren, përballë detyrimit për të arritur nivelin e kërkuar të kapitalit.

Testimi i prezantuar sot nga BQE ofron një panoramë të qartë të kapitalit të bankave të eurozonës, 7 vjet pas krizës financiare ku falimentuan një pjesë e vendeve të Bllokut duke kërcënuar për thyerje të monedhës euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.