⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 03 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 96.18 ▲2.58%
ARI 4,467 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $65,326 ▼ -2.84% ETH $1,800 ▼ -5.31% XRP $1.1998 ▼ -1.5% SOL $71.9100 ▼ -4.26%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 96.18 ▲2.58 % ARI 4,467 ▼1.17 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 96.18 ▲2.58 % ARI 4,467 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Braçe: Opozita do e kishte zgjidhur me lekë ose dhunë.

Kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt socialistët e konsiderojnë si tregues të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Duke folur në Komisionin e Ekonomisë, teksa shqyrtohej ligji për konfiskimin e objekteve pa leje deputeti Erion Braçe tha se gjithçka është falë reformës në drejtësi të kësaj mazhorance.

“Një trup që bëri një reformë drejtësie që ndërtoi institucione të cilët sot kanë kurajën të vënë para ligjit cilëndo që shkelin ligjin. Po të kishte qenë një trupë tjetër. I ka emëruar Edi Rama me dorë keni thënë, i kemi ndërtuar siç keni thënë ju, i ka vënë Edi Rama me dorë keni thënë ju”

Braçe nga ana tjetër kujtoi edhe mënyrën që sipas tij mbylleshin dosjet për zyrtarët e lartë në prokurori e gjykata kur qeveriste Sali Berisha. Ai theksoi se ende nuk ka përgjegjës për 26 viktimat e Gërdecit dhe 4 vrasjet e 21 janarit.

“Po të kishte qenë një trupë tjetër kjo çështja e inceneratorëve Mondi do ishte zgjidhur me lek ose me dhunë, ose me procedurë. Ose duke mbaruar mandati shqyrtimit me procedurë, herën tjetër o ma më dhemb barku aman mos më gjykoni deri kësaj jave. Kjo ishte drejtësia deri dje. Mondi po thoja që jo për çështje si kjo e inceneratorëve, por për nja 230 mln euro që i ka numëruar KLSH në atë periudhë dhe prokuroria dhe 26 të vrarë për të cilët akoma nuk ka përgjegjësi dhe 4 të tjerë të vrarë 10 metra më tutje për të cilët nuk është bërë përgjegjësi”, tha Braçe.

Përgjigja e Braçes ishte pas deklaratës së deputetes së PD, Jorida Tabaku e cila përshëndeti disa përfaqësues të Ministrisë së Financave, edhe ish ministrin Cani që rezistuan presionit.

“E gjithë administrata shqiptare shkruan ligje për biznesmenët. Kjo është kapja e shtetit. Ligje me porosi. Unë dua t’i jap vlerësime të mëdha për të gjithë ata përfaqësues të Ministrisë që kanë rezistuar. Po i referohem çështjeve të inceneratorëver. I referohem drejtoreshës dhe Ligjet e shtetit të shkruara nga Klodjan Zoto dhe Mirel Mërtiri”, tha Tabaku.

Në fund Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin për konfiskimin e objekteve pa leje. Ku ligj parashikon se ndërtimet që shkelin me mbi 10% lejen e ndërtimit do të konfiskohen nga shteti. Si risi të re ligji ka vendosur detyrimin e ndërtuesve që krahas dokumenteve teknike në fazën e aplikimit për leje ndërtimit, të pajiset edhe me kontratën e sigurimit të objektit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.