☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.75 ▲2.85%
ARI 4,473 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,362 ▲ +1.99% ETH $1,908 ▲ +1.19% XRP $1.0019 ▲ +0.03% SOL $75.8000 ▲ +0.72%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.75 ▲2.85 % ARI 4,473 ▲0.8 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.75 ▲2.85 % ARI 4,473 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Braçe: Protesta është legjitime, puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën kundër qeverisë që po zhvillohet prej 2 javësh në Tiranë.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Braçe e cilëson protestën një të drejtë legjitime, ndërsa thekson se qeveria duhet të vazhdojë të bëjë punën e vet në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë i Braçes

O LE LE O LE LE PROTESTA NUK ESHTE QEVERISJE!

PROTESTA PAQESORE ESHTE NJE E DREJTE LEGJITIME, ELEMENT THELBESOR I DEMOKRACISE;Duhet të mësohemi me të, ta pranojmë si të tillë; doemos një QEVERI nuk është rehat me protestën përballë, por punë e madhe.

QEVERIA NUK ËSHTË PËR TË QARË PROTESTËN, ME TË E PREJ SAJ; QEVERIA ËSHTË PËR TË QEVERISUR!

QEVERISNI! Këtë bëni, QEVERISNI!

Po hyjmë në një stinë të vështirë-nga pikëpamja e motit, pasojave të tij dhe për këtë shkak nga pikëpamja e shërbimeve;PO HYJMË NË STINËN E NXEHTË E TË THATË DHE FENOMENI EL NINO-per të cilin po bëhen gati të gjithë që nga java e ardhshme, DO NA PREKË EDHE NE me gjithë emergjencën që ai sjell;Duhet të qeverisim-të bëhemi gati nga pikëpamja MJEDISORE, posaçërisht me zjarret, nga pikëpamja SHËNDETËSORE, posaçërisht me ndikimin në shëndetin e të moshuarve, fëmijëve të sëmurëve kronikë, nga pikëpamja e PUNËS, posaçërisht për të mbrojtur punëtorët, shëndetin e tyre kur punojnë në natyrë, nga pikëpamja e SHËRBIMEVE, posaçërisht për furnizimin me ujë për përdorim familjar e bujqësor; po hyjmë në sezonin e lartë të TURIZMIT-fluksi më i madh vjen tani e duhet të jemi gati me gjithçka, përfshirë edhe shërbimet që vjet nuk ishin apo nuk funksionuan;TË GJITHA KËTO JANË EMERGJENCA!Në të përditshmen e qeverisjes DUHET TË ZBATOJMË BUXHETIN; deri në fund të majit kemi mbledhur të ardhura edhe më shumë, por kemi shpenzuar më pak-JANË PARA QË I MUNGOJNË EKONOMISË, PUNËS, NJERËZVE; duhet të INVESTOJMË!Ashtu siç duhet të bëjmë gjërat që kemi thënë se do bëjmë; unë po e pres ende vendimin për nënat e fëmijëve me aftësi ndryshe; po pres ende vendimin për fëmijët e porsalindur, skemën e re që duhet doemos pasuruar me elemente të tjerë, përfshi edhe zgjatjen e lejes së lindjes dhe më shumë.JANË SHUMË PËR T’U BËRË NGA ATO QË JEMI ANGAZHUAR PËR TË BËRË!Protesta është në rrugën e saj legjitime; protestuesit po bëjnë punën e tyre; PUNA E QEVERISË ËSHTË TË QEVERISË VENDIN DHE T’I SHËRBEJË! Edhe ata në protestë duan shërbime, ndërkohë që janë shumë më shumë që nuk janë në protestë që meritojnë shërbime. KJO ËSHTË PUNA E QEVERISË; NËSE NUK E BËN KOT QË RRI!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.