☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,539 ▲0.32%
DOW 52,399 ▼0.19%
NASDAQ 26,097 ▲0.86%
NAFTA 79.29 ▲1.47%
ARI 4,066 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,837 ▲ +4.05% ETH $1,875 ▲ +5.86% XRP $1.1080 ▲ +3.72% SOL $77.5600 ▲ +2.92%
S&P 500 7,539 ▲0.32 % DOW 52,399 ▼0.19 % NASDAQ 26,097 ▲0.86 % NAFTA 79.29 ▲1.47 % ARI 4,066 ▲1.51 % S&P 500 7,539 ▲0.32 % DOW 52,399 ▼0.19 % NASDAQ 26,097 ▲0.86 % NAFTA 79.29 ▲1.47 % ARI 4,066 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Politika

Braçe zbardh prapaskenat e përplasjes në Kuvend, akuzon gazetarin dhe aktivistin për plane sulmi ndaj deputetëve të PS

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka sqaruar publikisht incidentin që ndodhi këtë të martë në Kryesinë e Kuvendit, ku shtyu gazetarin Marsel Rupi dhe u përplas verbalisht me aktivistin Arjan Koçi, i njohur në rrjetet sociale si Ari Shady. Gjatë përplasjes nuk munguan as sharjet dhe ofendimet.

Braçe ka deklaruar në një video se nuk ka dashur ta godasë gazetarin, por vetëm ta largojë, duke theksuar se e respekton.

Braçe ka hedhur akuza ndaj gazetarit dhe aktivistit, duke pretenduar se bëjnë plane për të sulmuar deputetët e PS-së. Sipas deputetit, pre e këtyre sulmeve kanë rënë edhe deputetët socialistë Sara Mile dhe Ervin Hoxha, ku, sipas tij, aktivisti Koçi i shan, i fyen dhe i ofendon, ndërsa gazetari Rupi i filmon.

Po ashtu, ish-zëvendëskryeministri ka publikuar një video ku shfaqen Rupi dhe Koçi para selisë së Kuvendit. Ligjvënësi pretendon se dyshja po bënte plane për të sulmuar deputetët në momentin kur ata do të dilnin nga institucioni.

Braçe ka refuzuar gjithashtu t’u kërkojë falje gazetarit dhe aktivistit, për të cilët shprehet se janë të dhunshëm.

Postimi:

TANI ESHTE KOHA TE FLAS UNE:

KY ESHTE FASHIZEM!

E kam nisur diten sot ne oren 7:30, kam qene ne zyre, ne Kuvend; kam dale prej aty e kam shkuar ne terren rreth ore 8:30, neper lagjet e 5✋ses; jam kthyer serish ne Kuvend e kam pare grupin e sulmuesve prane dyerve te tij, mu sic jane cdo dite e darke ne bulevard; jam ngjitur lart ne zyre e kam pare nje video (e keni ne vijim) ku sulmuesi dhe gazetari, te dy bashke sulmuan dy deputete, Sara Mile e Ervin Hoxha; e keni ketu videon, duket sulmuesi qe shan, fyen ofendon dhe gazetari qe e filmon sipas planit “populli sulmon deputetet”.

Nga dritaret e zyres sime kam degjuar zhurme poshte ne dere te Kuvendit; pas pak, perballe deres se tij kam pare gazetarin dhe sulmuesin bashke, duke biseduar, per nje tjeter plan (e keni videon e tyre ketu); kam dale jashte per te takuar njerez qe po me prisnin; jam kthyer perseri ne Kuvend dhe kam pare ne te njejtin vend gazetarin dhe sulmuesin; i pashe te coheshin dhe te suleshin drejt meje, sic ndaj dy kolegeve te mi dy ore me pare; kam zgjatur doren per te krijuar distance me gazetarin nderkohe qe sulmuesi po vinte ngjitur me te duke share-degjohet ne videon e tij.

I kam thene gazetarit qe e kam respektuar ne cdo rast se kur del ne prite me sulmues nuk ke pune me mua; po e kam shtyre pasi me erdhi ne fytyre; sulmuesi vijonte te shante dhe i jam kthyer me fjale te papershtatshme por te merituara per cilindo qe merr persiper te sulmoje e lincoje nje tjeter njeri, ska pike rendesie mandati, njeri po them.

Me nje ndryshim ketu: nuk i kam thene une nje cilesor qe degjohet vec ai ta thote per veten e tij!

Kaq eshte e gjitha. Une vijova punen, kam qendruar ne dere te Kuvendit edhe dy here te tjera per tju pergjigjur njerezve qe me kerkonin, i fundit nje qytetar nga Burreli qe kerkonte ndihme per ilace ne QSUT!

Edhe nje gje;

Une e kam te pjese te brendeshme te kerkoj ndjese. Po kujt ti kerjoj ndjese, gazetarit apo sulmuesit? U be kohe qe jane nje, sulmues e te dhunshem, nje! Ndajeni, ose beni gazetarin, ose beni sulmuesin ne prita qe i ben gazetari!

Vo: ketu keni video te sulmit ndaj kolegeve te mi; keni edhe videon e gazetarit dhe sulmuesit bashke, ne prite, ne Kuvend!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.