☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,669 ▼0.11%
DOW 53,446 ▼0.25%
NASDAQ 26,056 ▼0.36%
NAFTA 82.75 ▲0.47%
ARI 4,656 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,120 ▼ -1.39% ETH $2,453 ▼ -0.88% XRP $1.3780 ▼ -6.34% SOL $95.9900 ▼ -2.15%
S&P 500 7,669 ▼0.11 % DOW 53,446 ▼0.25 % NASDAQ 26,056 ▼0.36 % NAFTA 82.75 ▲0.47 % ARI 4,656 ▼0.83 % S&P 500 7,669 ▼0.11 % DOW 53,446 ▼0.25 % NASDAQ 26,056 ▼0.36 % NAFTA 82.75 ▲0.47 % ARI 4,656 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Kronika

Braktiset Opari, banorët: Duam rrugën, ndryshe do të largohemi edhe ne

Krahina e Oparit, dikur me mbi 6 mijë banorë, sot numëron më pak se 500. Mbi 16 fshatra janë braktisur, ndërsa banorët thonë se mungesa e rrugës është një nga arsyet kryesore që i ka detyruar familjet të largohen.

Sipas tyre, një investim në infrastrukturë do t’u jepte mundësi shumë prej të larguarve të riktheheshin dhe të rindërtonin banesat e tyre.

“E vetmja zonë në Korçë që nuk ka asnjë metër asfalt. Premtime ka pasur sa të duash. Dikur kishte 6000 banorë, sot më pak se 500. Po u bë asfalti këtu, për një vit janë mjeshtra të gdhendin, duan të kthehen”, është shprehur një banor.

Për banorët, braktisja e Oparit nuk është thjesht një problem i infrastrukturës. Ata thonë se krahina ka dhënë shumë për historinë dhe zhvillimin e vendit, ndërsa sot mbetet e izoluar dhe pa investimet e nevojshme.

“Çfarë ka bërë Opari për Shqipërinë, nuk ka bërë shteti për Oparin. Unë kam gjysmën e shpirtit këtu, aty janë prindërit e mi. Shteti i ka mundësitë. Kudo ka bërë investime. E vetmja zonë ku nuk është vënë dorë është zona e Oparit. Njerëzit thonë: nuk shkojmë dot se nuk ka rrugë”, ka vijuar më tej ai.

Edhe banorët e tjerë thonë se rruga është kthyer në pengesën kryesore për jetën e përditshme. Mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe vështirësitë e transportit e bëjnë edhe më të vështirë qëndrimin në këtë zonë, veçanërisht për të moshuarit.

“Kanë 130 familje në fshat. Ikën, rrugë s’ka, dimër, pleq. S’ka mjek, s’ka rrugë. E tërë zona pa një mjek, pa një rrugë. Të vdesin këtu? Të braktisura. Nuk ka qeveri, nuk ka shtet. Të vendosë dorën, nga Voskopojë deri këtu, 9 kilometra”, është shprehur një banor tjetër.

Opari sot rrezikon të humbasë jo vetëm banorët, por edhe një pjesë të trashëgimisë së tij historike e kulturore. Ata pak njerëz që kanë zgjedhur të qëndrojnë kërkojnë që rruga të mos mbetet më një premtim, por të kthehet në një investim konkret, përpara se edhe ata të detyrohen të largohen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.