☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 96.81 ▼2.23%
ARI 4,199 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,820 ▲ +1.34% ETH $2,436 ▲ +1.04% XRP $1.3159 ▲ +1.76% SOL $105.8100 ▲ +2.4%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.81 ▼2.23 % ARI 4,199 ▲0.42 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.81 ▼2.23 % ARI 4,199 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Politika

“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama sulmon protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me retorikën e tij të ashpër ndaj protestuesve te dhunshem.

Kreu i ekzekutivit i cilësoi manifestuesit që mbajnë maska si “qenie të verbra” dhe njerëz pa arsimim, ndërsa pretendon se lëvizja e tyre po ndikohet nga shërbime të huaja, Rusia dhe organizata radikale ndërkombëtare.

Lidhur me qëndrimin e tij ndaj protestuesve dhe sfondit ideologjik të trazirave, Edi Rama deklaroi:

“Në asnjë nga këto vende asnjë parti politike nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve. Pas maskave, nuk ka studentë, por ka vetëm qenie të verbra, njerëz pa shkollë, njerëz që nuk dinë as nga vijnë, as nga shkojnë. Të cilët adhurojnë molotovin, rrëmujën dhe kaosin, dhe pastaj u turren dyqaneve. Si mund të përkrahet, adhurohet kjo masë që ka nevojë për psikolog. Këto përdoren nga Antifa, nga shërbime të huaja dhe armiqtë e Shqipërisë. Rusia nuk është aleat i Shqipërisë, që e do Shqipërinë me ekonomi, që e do në BE. Nuk është rastësi që babai ideologjik i Putinit përshëndet popullin shqiptar. Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me TikTok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para.”

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur përplasjet mes forcave të policisë dhe protestuesve kanë shënuar nivelet më të larta të tensionit në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.