☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,727 ▼0.49%
DOW 51,826 ▼0.07%
NASDAQ 26,978 ▼0.98%
NAFTA 91.72 ▲1.33%
ARI 4,324 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,693 ▼ -1.84% ETH $2,669 ▼ -3.06% XRP $1.5340 ▼ -2.31% SOL $114.2400 ▼ -2.91%
S&P 500 7,727 ▼0.49 % DOW 51,826 ▼0.07 % NASDAQ 26,978 ▼0.98 % NAFTA 91.72 ▲1.33 % ARI 4,324 ▼1.2 % S&P 500 7,727 ▼0.49 % DOW 51,826 ▼0.07 % NASDAQ 26,978 ▼0.98 % NAFTA 91.72 ▲1.33 % ARI 4,324 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE-ja planifikon të zhbllokojë 4,2 miliardë euro për Hungarinë pas reformave

BRUKSEL, 23 shtator /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian planifikon të zhbllokojë 4,2 miliardë euro fonde të BE-së për Hungarinë, të ngrira më parë për shkak të shqetësimeve lidhur me korrupsionin gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Viktor Orban.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Hungaria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e fondeve të BE-së.

Sipas Komisionit, qeveria e kryeministrit Peter Magyar ka bërë reforma, për më shumë transparencë në përdorimin e parave publike, luftën kundër korrupsionit, shmangien e konflikteve të interesit dhe përmirësimin e punës së prokurorisë.

Nëse plani miratohet, Hungaria do të mund të përdorë 4,2 miliardë euro për rajonet më të varfra, si dhe të marrë pjesë plotësisht në programet e BE-së, “Erasmus” për studentët dhe “Horizon” për financimin e kërkimeve shkencore.

Plani duhet ende të miratohet nga vendet anëtare të BE-së.

Në total, Komisioni Evropian ka parashikuar mundësinë e zhbllokimit të 16,4 miliardë eurove për Hungarinë, nëse zbatohen të gjitha reformat e kërkuara.

Një shumë tjetër prej rreth 1,3 miliardë eurosh, mbetet e ngrirë për çështje që lidhen me diskriminimin, azilin dhe luftën kundër varfërisë, pasi qeveria hungareze ende nuk ka paraqitur reforma për këto fusha. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.