☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,727 ▼0.48%
DOW 51,689 ▼0.34%
NASDAQ 27,018 ▼0.83%
NAFTA 91.55 ▲1.14%
ARI 4,329 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,544 ▼ -2.01% ETH $2,675 ▼ -2.52% XRP $1.5286 ▼ -2.61% SOL $115.0900 ▼ -1.6%
S&P 500 7,727 ▼0.48 % DOW 51,689 ▼0.34 % NASDAQ 27,018 ▼0.83 % NAFTA 91.55 ▲1.14 % ARI 4,329 ▼1.08 % S&P 500 7,727 ▼0.48 % DOW 51,689 ▼0.34 % NASDAQ 27,018 ▼0.83 % NAFTA 91.55 ▲1.14 % ARI 4,329 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Bota

OKB – Takim Rubio-Lavrov

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me homologun e tij rus Sergey Lavrov në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen të sigurojnë fundin e luftës në Ukrainë pavarësisht rifillimit të bisedimeve diplomatike.

Takimi u zhvillua në të njëjtën ditë me fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në OKB.

Rubio dhe Lavrov u takuan në një hotel të madh në Nju Jork dhe nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, veçanërisht në lidhje me mundësinë e një moratoriumi për sulmet kundër vendeve të energjisë.

Sulmet e reja ruse në Ukrainë kundër infrastrukturës së transportit civil, duke synuar stacionet e benzinës, transportin detar dhe hekurudhor të mërkurën, lanë të paktën dy persona të vdekur, thanë autoritetet.

Kiev dhe Uashingtoni duan që lufta e Rusisë kundër Ukrainës të përfundojë “para dimrit”, sipas një deklarate të lëshuar nga presidenti ukrainas në Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së.

“Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Ukraina duan që kjo luftë absurde e zhvilluar nga Rusia të përfundojë para dimrit”, tha Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se kishte diskutuar “masa shpërshkallëzimi që mund t’i hapin rrugën diplomacisë” me presidentin Donald Trump.

Në një konferencë për shtyp, udhëheqësi ukrainas i kishte thënë presidentit amerikan qëllimin e tij për të ndaluar sulmet në vendet energjetike ruse me kusht që Moska të bënte të njëjtën gjë me sulmet e saj masive në Ukrainë.

“Ne diskutuam një moratorium energjie me presidentin amerikan”, deklaroi presidenti ukrainas të martën./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.