☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,023 ▲ +0.38% ETH $1,917 ▲ +0.27% XRP $1.0362 ▲ +0.1% SOL $74.9300 ▲ +1.89%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE kritikon TikTok dhe Meta për rolin e rrjeteve sociale në krizën e Ceutës

BRUKSEL, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Komisionerja e BE-së për çështjet digjitale, Henna Virkkunen, ka kritikuar kompanitë Meta dhe TikTok për mënyrën se si trajtuan dezinformimin gjatë krizës së fundit të migracionit në Ceuta, territorin spanjoll në Afrikën e Veriut.

Ajo kërkoi që platformat e mëdha sociale të rrisin monitorimin dhe reagimin ndaj përhapjes së informacionit të rremë, veçanërisht gjatë situatave të krizave.

Në fund të muajit të kaluar, dhjetëra mijëra njerëz kaluan nga Maroku drejt Ceutës, duke shkaktuar mbingarkesë të territorit të vogël dhe një debat politik mbi sigurinë e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Rrjetet sociale duket se luajtën një rol të rëndësishëm në nxitjen e lëvizjes.

Shumë migrantë thanë se kishin parë në TikTok video dhe mesazhe që pretendonin se kufiri, i cili zakonisht ruhet rreptësisht, ishte hapur papritur.

Në rrjetet sociale u përhapën gjithashtu pretendime se në Ceuta do të sigurohej akomodim për migrantët dhe se ata do të mund të vazhdonin më pas udhëtimin drejt Spanjës kontinentale.

Informacioni i tillë, edhe kur është i pavërtetë, mund të përhapet shumë shpejt nëpërmjet videove virale dhe mesazheve të shpërndara masivisht, duke ndikuar në vendimet e njerëzve.

Pas një takimi urgjent të vendeve anëtare të BE-së këtë javë, zyrtarët evropianë thanë se mund të forcohen sistemet e paralajmërimit të hershëm, përfshirë monitorimin e rrjeteve sociale.

Qëllimi është që institucionet evropiane të identifikojnë më shpejt zhvillimet e pazakonta dhe të kenë një vlerësim të përbashkët të situatave që mund të shndërrohen në kriza.

Virkkunen u takua dje me përfaqësues të TikTok dhe Meta-s, kompanisë që ka në zotërim  Facebook-un.

Pas takimit, ajo theksoi se platformat duhet të veprojnë më vendosmërisht për të ruajtur integritetin e hapësirës digjitale, sidomos gjatë krizave.

Ajo kërkoi gjithashtu monitorim më të madh të përmbajtjeve dhe bashkëpunim më të fortë me organizatat e verifikimit të fakteve.

Rasti i Ceutës po shihet kështu nga BE-ja si një shembull se si rrjetet sociale mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e një krize reale, jo vetëm duke informuar publikun, por edhe duke përhapur me shpejtësi pretendime të pakonfirmuara që mund të ndikojnë në sjelljen e mijëra njerëzve. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.