🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,568 ▼0.15%
DOW 52,116 ▲0.67%
NASDAQ 25,301 ▼0.54%
NAFTA 96.74 ▼7.09%
ARI 3,953 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,937 ▼ -1.07% ETH $2,249 ▼ -0.44% XRP $1.2490 ▲ +0.22% SOL $91.3400 ▼ -2.79%
S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 % S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE merr 1,4 miliardë euro fitime nga asetet e ngrira ruse për Ukrainën

BRUKSEL, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian ka marrë 1,4 miliardë euro të tjera (1,62 miliardë dollarë) fitime të papritura nga asetet e bankës qendrore ruse të ngrira në  vendet e bllokut, duke e çuar totalin e fitimeve të papritura të gjeneruara në 8 miliardë euro.

“Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar. Dhe ne po i përdorim të ardhurat nga asetet e bllokuara ruse për t’u siguruar që ta bëjë këtë”, tha sot Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne po i vëmë në dispozicion të Ukrainës 1.4 miliardë euro të tjera prej tyre. Kjo do të mbështesë rezistencën e vazhdueshme të Ukrainës kundër luftës së paligjshme të Rusisë”, tha ajo.

Asetet ruse të mbajtura në BE u ngrinë sipas sanksioneve të vendosura për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

“Ndërsa vetë asetet mbeten të palëvizshme, interesi mbi bilancet e parave të gatshme nuk i përket Rusisë”, tha komisioni në një njoftim për shtyp. Paratë do t’i ofrohen Ukrainës përmes masave ekzistuese të mbështetjes, tha ai./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.