🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,711 ▲0.53%
DOW 51,386 ▲0.07%
NASDAQ 27,038 ▲0.9%
NAFTA 91.19 ▲2.03%
ARI 4,206 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,623 ▼ -0.38% ETH $2,677 ▼ -1.43% XRP $1.4955 ▼ -3.82% SOL $118.7800 ▼ -1.65%
S&P 500 7,711 ▲0.53 % DOW 51,386 ▲0.07 % NASDAQ 27,038 ▲0.9 % NAFTA 91.19 ▲2.03 % ARI 4,206 ▲0.62 % S&P 500 7,711 ▲0.53 % DOW 51,386 ▲0.07 % NASDAQ 27,038 ▲0.9 % NAFTA 91.19 ▲2.03 % ARI 4,206 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE: Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit

BRUKSEL, 10 korrik /ATSH-AA/ – Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje sot për refuzimin e “mohimit të gjenocidit” dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës përpara 31-vjetorit të masakrës në Srebrenicë në vitin 1995.

Në një deklaratë të përbashkët, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, bënë homazhe për “mbi 8 300 burra dhe djem boshnjakë” të cilët thanë se “u vranë në gjenocidin e Srebrenicës 31 vjet më parë”.

“Mendimet tona janë me familjet e viktimave të gjenocidit. Ne ndajmë pikëllimin e atyre që durojnë ankthin e pasigurisë për të dashurit e tyre të zhdukur dhe ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë të mbijetuarve, jeta e të cilëve u përmbys në korrik 1995”, thanë ata.

Dy zyrtaret e përshkruan gjenocidin në Srebrenicë si “ndër episodet më të errëta në historinë e Evropës” dhe thanë se ai shërben si një kujtesë për nevojën për të ndërtuar shoqëri paqësore, për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin njerëzor dhe për të mbështetur vlerat mbi të cilat është themeluar BE-ja.

Ata gjithashtu iu referuan vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dy vjet më parë për të caktuar 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë.

“Nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit, revizionizmin apo glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës”, thuhet në deklaratë.

Kallas dhe Kos u bënë thirrje liderëve në Bosnje e Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin që të “zgjidhin përgjegjësinë mbi ndarjen, dialogun mbi konfrontimin” dhe të mbështesin përpjekjet për të identifikuar viktimat e mbetura.

Ata thanë se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj të ardhmes evropiane të Bosnjë e Hercegovinës si “një vend sovran, i bashkuar, multietnik dhe demokratik”./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.