🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,716 ▲0.58%
DOW 51,422 ▲0.14%
NASDAQ 27,056 ▲0.97%
NAFTA 91.53 ▲2.41%
ARI 4,197 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,972 ▲ +0.61% ETH $2,682 ▼ -0.52% XRP $1.5017 ▼ -1.99% SOL $118.8500 ▼ -0.53%
S&P 500 7,716 ▲0.58 % DOW 51,422 ▲0.14 % NASDAQ 27,056 ▲0.97 % NAFTA 91.53 ▲2.41 % ARI 4,197 ▲0.42 % S&P 500 7,716 ▲0.58 % DOW 51,422 ▲0.14 % NASDAQ 27,056 ▲0.97 % NAFTA 91.53 ▲2.41 % ARI 4,197 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Arte

“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik në Tetovë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë mori pjesë në Seminarin XX Ndërkombëtar të Albanologjisë, organizuar nga Universiteti i Tetovës, me promovimin e “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe” (FMGJSH) dhe me pjesëmarrjen në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik.

Para nisjes së seminarit, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, i shoqëruar nga akademiku Valter Memisha, prof. dr. Anila Kananaj dhe prof. dr. Shezai Rrokaj, u prit në një takim nga rektori i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Kushtrim Mehmeti. Të pranishëm në pritjen zyrtare ishin edhe zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani dhe drejtori i seminarit prof. dr. Berton Sulejmani, njëherësh edhe dekan i Fakultetit të Filologjisë së këtij universiteti.

Gjatë këtij takimi, Gjinushi falënderoi rektorin për bashkëpunimin në realizimin e projekteve madhore të Akademisë së Shkencave, veçanërisht për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe” dhe “Enciklopedinë shqiptare”. Në vijim, e njohu rektorin dhe përfaqësuesit e Universitetit të Tetovës me ecurinë e deritanishme të tri projekteve madhore: “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, “Enciklopedia shqiptare” dhe “Historia e shqiptarëve”. Në kuadër të këtyre marrëdhënieve, kryetari i ASHSH-së e ftoi rektorin e Universitetit të Tetovës për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen: në projekte kërkimore-shkencore, studime, por edhe në botime të përbashkëta.

Në hapjen e seancës plenare, prof. dr. Kushtrim Mehmeti e vlerësoi mundësinë e promovimit të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, duke theksuar se nuk ka asnjë ngjarje më të rëndësishme për një seminar albanologjie sesa prezantimi i një fjalori të shqipes.
Me këtë rast, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi prezantoi punën e bërë për projektet e mëdha të ASHSH-së, duke e vënë theksin në bashkëpunimin institucional dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi për arritjen e suksesit në hartimin e tri projekteve.

Në vijim të aktivitetit, Valter Memisha, sekretar shkencor i FMGJSH dhe bashkëdrejtues i projektit të hartimit, prezantoi parimet dhe metodat e reja të hartimit të kësaj vepre madhore.

Më tej, zëvendëskryeredaktori i projektit, prof. dr. Shezai Rrokaj, trajtoi funksionin informues dhe dokumentues të leksikut që ka FMGJSH, si edhe funksionin e tij normativ.
Ndërkohë, prof. dr. Anila Kananaj, koordinatore e projektit, paraqiti platformën online të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, funksionet e ndryshme të shfrytëzimit të pasurisë së tij përmes faqes online dhe mënyrën se si publiku, çdo person i interesuar, mund ta përdorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.