☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.05%
DOW 51,887 ▲0.45%
NASDAQ 27,279 ▼0.32%
NAFTA 93.51 ▲1.81%
ARI 4,194 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,724 ▼ -0.52% ETH $2,531 ▲ +0.86% XRP $1.3786 ▼ -1.63% SOL $109.0900 ▼ -0.73%
S&P 500 7,807 ▼0.05 % DOW 51,887 ▲0.45 % NASDAQ 27,279 ▼0.32 % NAFTA 93.51 ▲1.81 % ARI 4,194 ▼0.53 % S&P 500 7,807 ▼0.05 % DOW 51,887 ▲0.45 % NASDAQ 27,279 ▼0.32 % NAFTA 93.51 ▲1.81 % ARI 4,194 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE, përplasje për buxhetin 2028–2034, grupet politike kundërshtojnë masat e shkurtimeve

BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-DPA/- Liderët e grupeve politike të qendrës në Parlamentin Evropian, kanë kundërshtuar propozimin e ri për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian, në kuadër të mosmarrëveshjeve për madhësinë dhe ndarjen e tij.

Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e Partisë Popullore Evropiane (PPE), Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), grupit liberal “Evropa e Ripërtërirë” dhe të Gjelbërve thanë se shkurtimet e propozuara janë tepër të mëdha.

Këto katër grupe politike kanë së bashku 454 nga 720 vendet në Parlamentin Evropian.

Mbështetja e Manfred Weber, kreut të Partisë Popullore Evropiane, për deklaratën e përbashkët e vendos atë në kundërshtim me kancelarin konservator gjerman, Friedrich Merz, i cili është njëkohësisht drejtues i ekonomisë më të madhe të Evropës dhe aleat politik i Weber.

Merz e konsideron të papranueshëm propozimin e ri, por për një arsye të kundërt, sipas tij, shkurtimet e parashikuara janë shumë të vogla.

Irlanda, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, paraqiti të shtunën një propozim të ri kompromisi për buxhetin afatgjatë.

Sipas këtij propozimi, buxheti i BE-së për periudhën 2028–2034 do të ulet me rreth 159 miliardë euro, krahasuar me propozimin fillestar të Komisionit Evropian.

Në deklaratën e përbashkët, katër grupet politike paralajmërojnë se shkurtimi i ndjeshëm i buxhetit afatgjatë, rrezikon aftësinë e Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur në mënyrë të qëndrueshme sfidave të ardhshme dhe për të ruajtur rolin e Evropës, në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Drejtuesit e grupeve politike kritikojnë gjithashtu mënyrën se si propozohen të shpërndahen shkurtimet.

Sipas tyre, kjo mund të dobësojë konkurrueshmërinë dhe sigurinë e Evropës, si dhe të ulë ndikimin e saj në arenën ndërkombëtare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.