🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,205 ▼1.62%
DOW 49,274 ▼1.84%
NASDAQ 24,010 ▼1.72%
NAFTA 83.07 ▲0.92%
ARI 3,675 ▼1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,687 ▼ -0.29% ETH $1,775 ▲ +0.76% XRP $0.9697 ▼ -0.6% SOL $73.7500 ▲ +0.34%
S&P 500 7,205 ▼1.62 % DOW 49,274 ▼1.84 % NASDAQ 24,010 ▼1.72 % NAFTA 83.07 ▲0.92 % ARI 3,675 ▼1.79 % S&P 500 7,205 ▼1.62 % DOW 49,274 ▼1.84 % NASDAQ 24,010 ▼1.72 % NAFTA 83.07 ▲0.92 % ARI 3,675 ▼1.79 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE rithekson mbështetjen për GJNP-në pas deklaratave të Trump, Putin dhe Xi

BRUKSEL,19 nëntor /ATSH-AA/- Bashkimi Evropian përsëriti sot angazhimin e tij të palëkundur ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke theksuar se gjykata është pjesë themelore e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand ripohoi mbështetjen e bllokut për drejtësinë ndërkombëtare dhe rendin global të bazuar në rregulla.

“BE-ja është mbështetëse e fortë e Kombeve të Bashkuara. BE-ja dhe vendet e saj anëtare janë kolektivisht kontribuesi më i madh financiar në sistemin e OKB-së dhe ne sigurisht mbështesim axhendën e reformave të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe në GJNP ose Drejtësinë Ndërkombëtare”, tha ai në një konferencë për mediet.

“BE-ja riafirmon angazhimin e saj të palëkundur ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, pjesë themelore e të cilit është GJNP-ja”, shtoi Wigand.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin lëshuan një deklaratë mbi paqen pas një takimi trepalësh 90-minutësh në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Kinë.

Deklarata thekson rëndësinë e pëlqimit të shtetit dhe respektimin e imunitetit të zyrtarëve shtetërorë, duke deklaruar se tre udhëheqësit ranë dakord se “GJNP-ja nuk duhet të abuzojë me juridiksionin e saj”. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.