Greta Thunberg në Tiranë mbështet protestën e ‘Flamingove’ dhe akuzon policinë për dhunë
Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg iu bashkua mbrëmjen e sotme protestës së grupit "Flamingo" para Kryeministrisë, në ditën e 173-të të saj, dhe akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve.
Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së grupit “Flamingo” përpara Kryeministrisë në Tiranë, siç njofton Shqiptarja.com. Protesta ndodhet në ditën e 173-të të saj të pandërprerë.
Në deklaratën e saj nga protesta, Thunberg tha: “Ndodhemi aktualisht në Tiranë, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë të Revolucionit Flamingo. Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t’i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit.”
Ajo shtoi se protestuesit, vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre për të protestuar, janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti.
Thunberg theksoi se bota qëndron në solidaritet me “Revolucionin Flamingo” dhe po ndjek atë që po ndodh në Shqipëri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.