BRUKSEL – BE sanksione ndaj ish-drejtueses së ”Russia Today” për dezinformim
BRUKSEL, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian ka përfshirë Xenia Fedorovën, ish-drejtuese e ”Russia Today France” dhe një prej figurave të njohura të mediave ruse, në listën e personave të sanksionuar për rolin e saj të dyshuar në aktivitetet hibride të Rusisë, veçanërisht në manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion (FIMI).
Sipas Këshillit të BE-së, masat lidhen me veprimtari që, sipas institucioneve evropiane, synojnë të minojnë demokracinë dhe stabilitetin në shtetet anëtare.
Fedorova akuzohet se ka kontribuar në përhapjen e narrativave pro ruse në kontekstin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndërsa qytetarëve dhe kompanive të BE-së u ndalohet t’i vënë fonde ose burime ekonomike në dispozicion personit të sanksionuar.
Masat janë pjesë e përpjekjeve të BE-së për të kundërshtuar fushatat e manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjes së huaj të lidhura me Rusinë./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.