⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $60,099 ▲ +1.81% ETH $1,683 ▲ +3.48% XRP $0.9336 ▲ +3% SOL $70.7400 ▲ +2.26%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE synon të pajisë nxënësit me certifikata për njohuritë mbi inteligjencën artificiale

– Bashkimi Evropian planifikon të prezantojë një certifikatë për njohuritë mbi inteligjencën artificiale (IA) për nxënësit e shkollave, me synimin për t’i ndihmuar ata të përballen me ndikimin e teknologjisë që po zhvillohet me shpejtësi në arsim, sipas “Euronews”.

“Ky program do t’i ndihmojë nxënësit e vegjël të kuptojnë se si funksionon inteligjenca artificiale, të verifikojnë informacionin që ajo u jep, të dallojnë manipulimin dhe të dinë kur duhet të shkëputen prej saj”, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Roxana Minzatu.

Sipas Komisionit Evropian, certifikata e re synohet të nisë për nxënësit 15-vjeçarë gjatë vitit shkollor 2027-2028. Nisma vjen në një kohë kur mësuesit dhe nxënësit në mbarë botën po përballen me sfidat që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale në shkolla.

Nisur nga rënia e vazhdueshme e aftësive bazë, ku sipas të dhënave të fundit të PISA-s për vitin 2025, rreth një në tre nxënës 15-vjeçarë në BE nuk arrin nivelin e kërkuar në lexim dhe matematikë, Brukseli synon të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për të përmirësuar procesin mësimor.

Edhe pse BE-ja nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë mbi politikat arsimore të shteteve anëtare, ajo mbështet nismat për përdorimin e sigurt të inteligjencës artificiale në edukimin e fëmijëve. Paralelisht, Komisioni po shtyn përpara masa ligjore për të kufizuar aksesin e adoleshentëve të rinj në rrjetet sociale.

Minzatu theksoi se këto dy nisma nuk bien ndesh me njëra-tjetrën, pasi IA mund të përmirësojë mësimdhënien përmes tutorimit dhe të nxënit të personalizuar, pa u lidhur me algoritmet që krijojnë varësi nga platformat sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.