🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.20 ▼1.04%
ARI 4,138 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,650 ▲ +3.27% ETH $2,428 ▲ +5.59% XRP $1.3113 ▲ +2.97% SOL $96.1700 ▲ +3.44%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.20 ▼1.04 % ARI 4,138 ▲1.59 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.20 ▼1.04 % ARI 4,138 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE zhbllokon 10 miliardë euro për Hungarinë pas ndryshimit të qeverisë

BRUKSEL, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Hungaria pritet të marrë rreth 10 miliardë euro nga fondi i rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian, i krijuar gjatë pandemisë së COVID-19, pasi shtetet anëtare miratuan sot programin e reformave dhe investimeve të paraqitur nga qeveria e re në Budapest.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare, të mbledhur në Bruksel, i dhanë dritën jeshile planit, i cili synon të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe të rrisë transparencën në përdorimin e fondeve publike dhe në procedurat e prokurimit publik.

Fondet e destinuara për Hungarinë, që arrinin në dhjetëra miliarda euro, ishin bllokuar gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit nacionalist Viktor Orban për shkak të shkeljeve të sundimit të ligjit dhe vlerave themelore të Bashkimit Evropian.

Qeveria e re e kryeministrit Péter Magyar ka nisur një kurs të ri politik dhe kishte shprehur pritshmërinë që fondet të zhbllokoheshin sa më shpejt.

Sipas BE-së, nga paketa prej 10 miliardë eurosh, rreth 6,5 miliardë euro do të jepen në formën e granteve, ndërsa 3,5 miliardë euro si hua.

Komisioni Evropian theksoi se disbursimi i fondeve do të bëhet në bazë të përmbushjes së reformave të rëna dakord.

Pagesat do të kryhen vetëm pasi Hungaria të arrijë objektivat dhe etapat e përcaktuara në planin e saj të reformave dhe investimeve./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.