☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 93.16 ▲1.43%
ARI 4,196 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,914 ▼ -0.7% ETH $2,512 ▼ -0.63% XRP $1.3643 ▼ -2.82% SOL $108.1000 ▼ -2.16%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.16 ▲1.43 % ARI 4,196 ▼0.48 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.16 ▲1.43 % ARI 4,196 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Tri vrasjet që tronditën Gjilanin, familjarët nuk kanë dëgjuar për ndonjë problem

Tri raste të rënda të vrasjeve brenda familjes në periudhën e fundit kanë tronditur Gjilanin. Derisa të premten dy persona vdiqën nga goditja me armë të zjarrit, një rast tjetër ndodhi të dielën në Pogragjë të kësaj komune.

Mbrëmja e së dielës ishte e rëndë për familjen Arifi, nga të shtënat me armë zjarri i vdekur ka mbetur një 29 vjeçar, ndërsa i dyshuari, në këtë rast, babai i viktimës është ende në arrati.

Derisa trupi i viktimës ndodhej në obduksion, familja hapi dyert për ngushëllime. Për viktimën dhe të dyshuarin, të afërmit thonë se nuk kanë pasur asnjëherë problem me askënd dhe se ky rast i ka habitur të gjithë.

“Është i afërmi im, kushëri. Kurrë nuk kemi dëgjuar që ka pasur ndonjë problem. As vëllai i tij nuk di të na tregojë nëse ka pasur ndonjë konflikt. Por, kështu qenka shkruar. Nuk kemi ende informata. Vetura i është gjetur në kufi, në Kukaj, ndërsa për babanë ende nuk dihet asgjë”, tha Fadil Rexhepi, familjar.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë të ditur se në shtëpinë ku ndodhi rasti janë sekuestruar dy pushka, një pistoletë, 68 fishekë dhe 4 gëzhoja, derisa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Të dhëna për rastin ka dhënë edhe Prokuroria Speciale, sipas të cilës i dyshuari 53 vjeçar për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta djalin e tij, 29 vjeçar.

Sipas Prokurorisë, asnjëri nga ta nuk kanë pasur të kaluar kriminale e as ndonjë rast të raportuar për dhunë në familje.

E pas rasteve të fundit, komuna e Gjilanit ka mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni tha se ka kërkuar rritjen e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe shtimin e prezencës së policisë në shkolla për të garantuar sigurinë e fëmijëve./RTK

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.