☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,823 ▲0.63%
DOW 51,532 ▲0.52%
NASDAQ 27,628 ▲0.55%
NAFTA 89.71 ▲0.31%
ARI 4,197 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,534 ▼ -0.17% ETH $2,689 ▼ -0.75% XRP $1.5006 ▲ +0.05% SOL $120.5400 ▲ +0.43%
S&P 500 7,823 ▲0.63 % DOW 51,532 ▲0.52 % NASDAQ 27,628 ▲0.55 % NAFTA 89.71 ▲0.31 % ARI 4,197 ▲0.97 % S&P 500 7,823 ▲0.63 % DOW 51,532 ▲0.52 % NASDAQ 27,628 ▲0.55 % NAFTA 89.71 ▲0.31 % ARI 4,197 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Franca dhe Gjermania kërkojnë mburojë tregtare për BE-në

– Franca dhe Gjermania i kanë propozuar Bashkimit Evropian krijimin e një mekanizmi të ri për reagim të shpejtë ndaj vendeve që dëmtojnë interesat ekonomike të bllokut, në një kohë kur tregtia po përdoret gjithnjë e më shumë si instrument presioni politik, sipas Reuters.

Zyrtarët gjermanë thanë se BE-ja ka nevojë për një mjet të fuqishëm, të krahasueshëm me tarifat amerikane të Seksionit 301 ose kufizimet kineze ndaj eksporteve të mineraleve të rralla.

Propozimi nuk synon drejtpërdrejt ndonjë shtet të caktuar, por praktika që shtrembërojnë konkurrencën, si dumping-u, subvencionet e gjera shtetërore dhe kufizimet mbi konvertueshmërinë e monedhave.

Në një dokument të përbashkët, të publikuar dhjetë ditë para një samiti të BE-së ku pritet të diskutohet edhe çekuilibri tregtar me Kinën, dy vendet paralajmërojnë se shtrembërimet sistematike dhe të vazhdueshme të tregut kërcënojnë ekonominë evropiane dhe bazën e saj industriale.

Franca dhe Gjermania kërkojnë që BE-ja të përdorë më shpejt dhe në mënyrë më efikase instrumentet ekzistuese të mbrojtjes tregtare, duke zhvilluar më shumë hetime dhe duke zgjeruar masat në mënyrë që të mund të mbulojnë sektorë të tërë.

Sipas tyre, reagimi evropian duhet të jetë më i shpejtë ndaj praktikave që mund të shkaktojnë humbje vendesh pune dhe dobësim të industrisë së kontinentit.

Dy vendet i kërkojnë gjithashtu Komisionit Evropian të propozojë sa më shpejt dy instrumente të reja për sigurinë ekonomike. I pari do të synonte kufizimin e varësisë së kompanive evropiane nga një burim i vetëm për furnizime kritike, ndërsa i dyti do të mundësonte kufizimin e aksesit në tregun e përbashkët të vendeve që dëmtojnë kushtet e konkurrencës së drejtë përmes mjeteve politike ose ekonomike.

Sipas dokumentit, kundërmasat e propozuara nga Komisioni Evropian do të mund të miratoheshin përmes një procedure ku ato do të hynin në fuqi nëse nuk kundërshtoheshin nga një shumicë e cilësuar e vendeve anëtare.

Berlini synon që mekanizmat e rinj, nëse krijohen, të mund të aktivizohen shumë shpejt, potencialisht brenda pak ditësh.

Megjithatë, legjislacioni përkatës do të kërkonte ende miratimin e qeverive të vendeve të BE-së dhe Parlamentit Evropian.

Një këshilltar i presidentit francez tha se veprimi është urgjent, pasi çekuilibrat me disa partnerë tregtarë janë bërë të paqëndrueshëm.

Parisi dhe Berlini kërkojnë që BE-ja të largohet nga ajo që e konsiderojnë “naivitet” në politikën tregtare dhe të përdorë më vendosmërisht instrumentet e saj për të mbrojtur industrinë evropiane dhe sigurinë ekonomike të bllokut. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.