FRANCË – Macron mbledh qeverinë, pas protestave të nxënësve
PARIS, 6 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron po kryeson një takim sot në mbrëmje në Pallatin Elysee për të vlerësuar protestat e nxënësve të shkollave të mesme, tregoi një burim brenda qeverisë, duke konfirmuar një raport nga BFMTV.
Kryeministri Sebastien Lecornu, ministri i Brendshëm Laurent Nunez dhe ministri i Arsimit, Édouard Geffray do të jenë midis të pranishmëve, sipas burimit.
Rreth 450 000 demonstrues, sipas organizatorëve, marshuan në të gjithë Francën të martën për “aktin e tretë” të lëvizjes, demonstrata të mbajtura nën mbikëqyrje të rreptë policore ndërsa autoritetet përpiqen të shuajnë zemërimin pas disa ditësh tensioni dhe përleshjesh./ a.jor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.