BRUKSEL – Komisioni Evropian: Jemi të gatshëm të presim bisedime shumëpalëshe për paqen në Ukrainë, edhe me Rusinë
BRUKSEL, 16 nëntor /ATSH-ANSA/- Komisioni Evropian është i gatshëm të presë në ambientet e tij, bisedime shumëpalëshe për arritjen e paqes në Ukrainë, ku mund të marrë pjesë edhe një delegacion rus.
Këtë e deklaroi zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinho, në përgjigje të një pyetjeje mbi mundësinë e organizimit të një takimi në Evropë, ku të përfshiheshin palë të ndryshme në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, përfshirë edhe përfaqësuesit e Rusisë.
“Ne mbetemi të gatshëm të presim bisedime, ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën”, u shpreh Pinho.
Ajo shtoi se Komisioni Evropian është i përgatitur që diskutimet të kalojnë në një format shumëpalësh, një proces negociatash ku marrin pjesë disa palë dhe jo vetëm dy shtetet ndërluftuese.
Megjithatë, zëdhënësja theksoi se deri më tani, nuk është diskutuar për vende apo seli konkrete ku mund të zhvillohen këto takime. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.